Politike

Mos i HUMBISNI “Aventurat e Uriah-Fikut”! Publikohet episodi i parë, si është një ditë nga jeta e kryebashkiakut, përp

16 Mars 2021, 15:06 Nga DOSJA
Mos i HUMBISNI “Aventurat e Uriah-Fikut”! Publikohet episodi i

TIRANË– Publikohet episodi i parë i serialit të animuar “Aventurat e Uriah Fikut”, i cili ironizon kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Seriali që ka nisur në faqen zyrtare të “Brryli Brodëay” për 7 minuta ka përmbledhur një ditë pune të kryebashkiakut, të cilit pretendohet se i është besuar një detyrë e rëndësishme; të dërgojë djalin e kryeministrit Edi Rama, Zahon në shkollë çdo ditë. 

Episodi i parë i serialit të titulluar “Aventurat e Uriah-Fikut” hapet me Veliajn që del që pa gridhë nga shtëpia tek Kodra e diellit me makine dhe më pas përfundon duke hyrë në Bashki me biçikletë. 

“Alo mirëmëngjes lepurushe të bëhen gati sheshet e xhirimit, se sot jemi dobët, kemi vetëm 240 kronika,”-dëgjohet Veliaj teksa flet me sekretaren. Detyra e ngarkuar nga Rama, alias “Edohan” ka shkaktuar revoltën e Veliajt, por ky i fundit ka gjetur një mënyrë për ta përballuar. 

“Nuk ka njeri më pervers se Edohani, ma bën kastile se e di që do t’i zë vendin dhe më poshtëron. Durim, durim Uriah-Fik! Do të vijë edhe dita jote.”  

Mënyra se si ai kujdeset për fëmijën, shkakton debate midis prindërve të të voglit, ndërsa episodi mbyllet me Ramën që kërkon të eksperimentojë live mbi kryebashkiakun një vaksinë të pa çertifikuar. Mbetet për t’u parë ç’do ndodhë në episodin e dytë. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike aventurat e uriah-fikut aventurat e uriah-fikut

Sondazh

Poll