Politike

Partia Demokratike ridepoziton dokumentacionin e listës së kandidatëve në KQZ

16 Mars 2021, 14:25 Nga DOSJA
Partia Demokratike ridepoziton dokumentacionin e listës së

TIRANË– Partia Demokratike ka ridepozituar dokumentacionin e listës së kandidatëve për deputetë, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Kjo e fundit 6 ditë më parë ua riktheu për korrigjim listat 6 subjekteve politike, ku në mesin e tyre dhe ajo Demorkatike.

Në rastin e PD, në listë kishte më shumë emra për kandidatë se sa e përcaktonte Kodi Zgjedhor, si dhe nuk ishin respektuar kuotat gjinore.

Komisioni Qendror i zgjedhjeve, 6 ditë më parë , pas shqyrtimit të projektvendimeve, u ka kthyer për korrigjim listat e kandidatëve për deputetë disa partive. KQZ, në një njoftim zyrtar bën me dije, se i ka kthyer listën koalicionit Aleanca për Ndryshim (PD-PR-PDIU-PAA-PBDNJ-PDK-LZHK-PLL-FRD-BLD-PBKD-PBD-PKD”) si dhe Partisë Socialiste. Po ashtu listën ia ktheu edhe Partisë Nisma Thurje, Partisë Balli Kombëtar si dhe Partisë Bindja Demokratike.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike partia demokratike partia demokratike

Sondazh

Poll