Politike

‘Ministri KÇK i Arsimit’/ Mark Marku i përgjigjet Ramës: Përgojon gjithë ditën deputetët e opozitës! Më i madhi dë

16 Mars 2021, 14:03 Nga DOSJA
‘Ministri KÇK i Arsimit’/ Mark Marku i përgjigjet

TIRANË– Drejtuesi i listës së kandidatëve të Partisë Demokratike, në Lezhë, Mark Marku, iu është përgjigjur kryeministrit Edi Rama pasi e quajti KÇK. Nëpërmjet një postimi të bërë në rrjetet sociale, Mark Marku shkruan se Rama ka marrë përsipër që të përgojojë gjithë ditën deputetët e opozitës, e në mesin e tyre dhe atë. Pedagogu shkruan se Rama është dështaku më i madh i kryeministrave shqiptarë e se duhet shporrur prej jetës sonë dhe ekraneve.

Postimi i plotë i Markut:

Edi Rama ka marrë përsipër të përgojojë gjithë ditën deputetët e opozitës, mes të cilëve edhe mua. Në fushatën e para katër viteve kishte si alternativë tepsinë e timonin dhe, e pamë se ku e katandisi Shqipërinë. Këtë radhë ka marrë rrugët e Shqipërisë dhe po shan, shfryn bulçitë e tij të çakërdisur nga çmenduria dhe frika e humbjes së pushtetit mbarë e mbrapsht, këdo që i shkon ndërmend.

Mos ju përgjigjni! Duroni deri me 25 Prill, ditën kur ky dështak, më i madhi dështak i kryeministrave shqiptarë të shporret prej jetës sonë, prej ekranëve. Nuk kemi kohë për të humbur me të.

Paraqesim alternativën tonë për shërimin e plagëve, për ndryshimin e Shqipërisë.

Asnjë shqetësim për ato që thotë një kryeministër, i cili i bën të ndjehen me turp edhe pijanecët me gojështhurur të mejhaneve të skutave periferike.

Rama sulmoi gjatë aktivitetit politik, Mark Markun, Agron Gjekmarkajn dhe Albana Vokshin, që sipas tij janë tre ministrat e ardhshëm të arsimit, në rast se opozita vjen në pushtet. Rama i etiketoi si ‘tre ministrat e KÇK-së’.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama mark marku edi rama mark marku

Sondazh

Poll