Politike

U lanë jashtë listave të PS-së, flasin deputetët: U largova vetë! Do të pyes familjen për një vendim tjetër, jam i emo

16 Mars 2021, 13:54 Nga DOSJA
U lanë jashtë listave të PS-së, flasin deputetët: U

TIRANË– Pas përfundimit të seancës së sotme plenare, deputetët e Kuvendit janë pyetur nga gazetarët në lidhje me vendimet që janë marrë për lënien e disa prej tyre nga listat. ‘Faxnews’ ka pyetur Eglantina Gjermenin, Musa Ulqinin, Halit Valterin, Fate Velaj e politikanë të tjerë.

Gjermeni tha e bindur se ajo kishte një vit që i kërkonte Ramës fundin e angazhimit politik për arsyet e saj tërësisht personale. Ulqini, tha se politika më e mirë është ajo që udhëhiqet nga parimi i ndershmërisë.

Fate Velaj nuk e fsheh ambicien që një ditë të jetë kryetar i Bashkisë së Vlorës, por fillimisht këtë vendim duhet ta konsultojë me familjen e tij, e cila prej vitesh jeton në Vjenë. Ndërsa Valteri u shpreh se përballë janë disa kufoma politike, duke shtuar më tej se ai nuk është as socialist e as rilindas, e në fund shprehu dëshirën që në shtator të jetë në Kuvend.

DEKLARATAT:

Halit Valteri: Nuk u rilinda unë, u rilind e gjithë Shqipëria, përballë kemi disa kufoma politike. Unë nuk jam as socialist dhe as rilindas, dua të thyej herësin, dhe të jem në Kuvend, në Shtator do të vij këtu me forcat e mija.

Eglantina Gjermeni: U largova vetë, kam gati 1 vit që ia kam thënë kryeministrit, arsye personale

Musa Ulqini: Unë jam shumë i emocionuar të them sot që kam qenë shumë i nderuar që u kam shërbyer qytetarëve shqiptarë dhe socialistëve për 25 vite rresht. Dhe kjo padiskutim është një nder që më është bërë mua dhe jam përpjekur që ta justifikoj duke ofruar një model në politikën shqiptare dhe gjithmonë jam udhëhequr nga parimi që ndershmëria është politika më e mirë.

Fate Velaj: PS ka autorizuar Edi Ramën që të bëjë një pjesë të gjatë të rrugës, dhe i duhen njerëz për etapa të caktuara, për këtë pjesë rruge unë isha i duhuri, në pjesën tjetër do marrë dikë tjetër. Nuk mund të mbajë të njëjtët njerëz deri në Kinë. Unë deri javës tjetër jam në Kuvend, do të pyes familjen për një vendim tjetër (kur pyetet për postin e kryebashkiakut), e cila jeton në Vjenë. Nuk e kam ndjekur dhe aq shumë përplasjen mes Lelit në Vlorë, deri në 6 Shtator jam deputet, jam i fokusuar te fushata ime.

Edmond Leka: Ishte një vendim imi personal, se kam shumë vite në politikë do i përkushtohet familjes. Unë nuk e di nga e nxirrni ju që zoti Leli është jashtë fushate, ne jemi çdo ditë në takime.

Sadi Vorpsi: Ka qenë një zgjedhje personale e imja, ishte zgjedhje imja! Ja u thashë dhe njëherë, ishte thjesht një zgjedhje personale e imja, unë ekam sqaruar shumë mirë dhe në statusin që bëra, do të vazhdoj të jem pjesë e mazhorancës. 

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike deputete e kuvendit edmond leka eglantina gjermeni fate velaj halit valteri musa ulqini sadi vorpsi deputete e kuvendit edmond leka eglantina gjermeni fate velaj halit valteri musa ulqini sadi vorpsi

Sondazh

Poll