Politike

‘Mendoni sikur të ishte vajza juaj!’/ Përplasjet e Ramës me gazetaret, Basha nxjerr spotin e ri, kryeministri se lë pa p

16 Mars 2021, 13:38 Nga DOSJA
‘Mendoni sikur të ishte vajza juaj!’/ Përplasjet e

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka ndarë sot me ndjekësit e tij, spotin më të ri të prodhuar në selinë blu, në qendër të të cilit është kryeministri Edi Rama. Skuadra e Bashës ka vendosur që të theksojë sjelljen e kryeministrit ndaj gazetareve që janë përballur dhe replikuar me të gjatë daljeve të tij publike, duke përcjellë një mesazh tek qytetarët.

Mendoni sikur të ishte vajza juaj!,”– është kryefjala e spotit, ndërsa një më një renditen të gjitha debatet që Rama ka pasur me gazetaret: Klodiana Lala, Edona Haklaj, Ambrozia Meta.

Teksti i videos së shpërndarë nga Basha:

Imagjinoni një vajzë të vogël që kërkon frymëzim, me shpresën se një ditë do të jetë si modelet që ndjek.Tani imagjinoni si ndihet kur sheh gratë që sulmohen me arrogancë…
Kur përqeshen…Kur ofendohen…Kur diskriminohen…Vetëm sepse bëjnë punën e tyre!Imagjinoni sikur ajo të ishte vajza juaj…Ky është mesazhi për të cilin ka nevojë?
Vajza juaj po dëgjon dhe vota jote në 25 prill, mund të përcaktojë një tjetër model.Voto për ndryshimin!

Spoti i publikuar nuk i ka shpëtuar syrit të numrit një të qeverisë, i cili ka reaguar menjëherë në rrjetet e tij sociale. Rama i ktheu përgjigje Bashës në ‘Tëitter’, duke u shprehur se ofendimet, shpifjet, harbutëria nuk kanë justifikim, por nuk ia ka kursyer edhe kundërakuzën. Kryesocialisti i kërkon Bashës që të ruajë vajzat e shqiptarëve nga Sali Berisha, Ilir Meta dhe harbutat e tjerë, por pa shpjeguar përse.

POSTIMI:

Lulëzim ofendimi, shpifja, harbutëria nuk ka gjini, është e pajustifikueshme pavarësht nga gjinia e autorit!Kurse ti king vajzat e shqiptarëve ruaji nga Saliu, Likja e tërë harbutët e tu që lemerisin dynjanë kur hapin gojën dhe lëri montazhet prej skuthi!

Pas përgjigjes së Ramës, zëdhënësja e fushatës së Partisë Demokratike, Floriana Garo, i është përgjigjur sërish Kryeministrit Edi Rama. Sipas Garos, Rama duhet t’u kërkojë falje grave e vajzave që ka dhunuar, bullizuar e ofenduar.

(k.m.A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha replikat e fushates spoti i bashes per grate kunder rames edi rama lulzim basha replikat e fushates spoti i bashes per grate kunder rames

Sondazh

Poll