Politike

Partia Demokratike i përgjigjet Ramës: Ke dështuar dhe ke bllokuar Shqipërinë për 8 vite, i paaftë për të sjellë ndrys

16 Mars 2021, 12:25 Nga DOSJA
Partia Demokratike i përgjigjet Ramës: Ke dështuar dhe ke

TIRANË– Partia Demokratike i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili nëdaljen e tij për mediat, akuzoi PD-në dhe kryedemokratin Lulzim Basha si të lidhur me zinxhirë nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe Presidenti iLIR mETA.

Në një deklaratë për mediar, zëdhënësja e fushatës së Partisë Demokratike, Floriana Garo tha se Rama është ai që ka dështuar dhe ka bllokuar Shqipërinë për 8 vite. Garo e konsideroi Ramën të paaftë për të sjellë ndryshimin që vendi ka nevojë të bëjë.

Ajo shtoi më tej se Shqipërisë i duhet një qeveri që kujdeset për qytetarët dhe që ua kthen paratë e taksave me paga më të larta, me shërbim më të mirë shëndetësor dhe arsim më të mirë. 

Deklarata e plotë

Rama që ka dështuar dhe e ka bllokuar Shqipërinë për 8 vite me rradhë nuk mund të sjellë ndryshimin që vendi ynë ka aq shumë nevojë. Ndryshimi që na duhet është një qeveri që kujdeset për ju. Paga juaj duhet të jetë më e lartë. Shteti duhet t’ju japë më shumë punë. Ju meritoni të merrni shërbime më të mira shëndetësore dhe arsim më të mirë për fëmijët tuaj. Qeveria duhet të sigurojë që Shqiperia të jetë më e mirë në mënyrë që fëmijët tuaj të mos largohen në vende të tjera

Për të qenë të suksesshëm duhet të largojmë Ramën sepse Rama e ka bllokuar vendin tonë për 8 vjet. Nuk ka rëndësi se kush është në listën e Ramës dhe kush është pas tij. Ajo që ka rëndësi është që Rama është problemi i Shqipërisë dhe po nuk u larguar ai – nuk do të ketë asnjë ndryshim. Ne shohim entuziazem te qytetareve ne cdo vend qe shkojme . Qytetarët e Shqipërisë duan ndryshim. Qytetarët e Shqipërisë duan një qeveri të re që të kujdeset për ta. Ata janë lodhur nga premtimet boshe të Ramës, se ai nuk punon dhe nuk do të mbajë asnjë premtim! Jemi lodhur nga Rama, është koha për një ndryshim!

Paraditen e sotme, Rama prezantoi planin e tij për arsimin në mandatin e tretë, teksa nuk e kurseu sulmin ndaj Opozitës. Kryeministri e akuzoi Bashën dhe PD-në si KCCK e të lidhur me zinxhirë nga ish-kryeministri Sali Berisha e Presidenti Ilir Meta.

(f.m.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike floriana garo rama prezanton platformen per arsimin floriana garo rama prezanton platformen per arsimin

Sondazh

Poll