Politike

Meta komenton raportin e OKB: Shpopullimi, drama më e madhe e vendit! Në 2020 kanë ikur më shumë se 2015

16 Mars 2021, 12:21 Nga DOSJA

TIRANË- Presidenti i Republikës, Ilir Meta komentoi sot raportin e Kombeve të Bashkuara që e rendit Shqipërinë në një nga vendet që kryeson listën e vendeve me rritje të emigracionit. Në një postim në rrjetet sociale, Meta ka publikuar grafikun ku krahasohen largimet në vitin 2015 me vitin 2020 ku shihet një shifër e rritur. Meta thotë se shpopullimi është drama më e madhe që po i ndodh vendit.

REAGIMI I PLOTË I METËS:

Shpopullimi është drama më e madhe, që po i ndodh vendit.
Një tjetër raport, kësaj here i Komisionit Ekonomik për Europën në Kombet e Bashkuara, bën me dije se Shqipëria kryeson listën e vendeve, që kanë përjetuar rritjen më të madhe të emigracionit në vitin 2020, pavarësisht situatës së pandemisë.
Sipas këtyre konkluzioneve mesatarja e të larguarve në vitin 2020 ishte mbi 550 qytetarë për 100 mijë banorë, një tendencë dukshëm në rritje në krahasim me vitin 2015 kur treguesi ishte rreth 350 emigrantë për 100 mijë banorë.
Ndaj duhen shumëfishuar përpjekjet e të gjithë aktorëve jo vetëm për t’i thënë NDAL SHPOPULLIMIT, por për programe konkrete e realiste, që u krijojnë mundësi më të mira qytetarëve e sidomos të rinjve.
Të bëjmë gjithçka, që shqiponjat të qëndrojnë dhe të kthehen në folenë e tyre dhe Shqipëria të ngrihet lart, atje ku e meritojnë ëndrrat dhe sakrificat e shqiptarëve.
https://www.monitor.al/okb-shqiperia-vendi-me-rritjen-me…/

Dje, OKB publikoi raportin për migrimin e qytetarëve në botë. Sipas të dhënave mesatarja e refugjatëve në vitin 2020 ishte mbi 550 për 100 mijë banorë për Shqipërinë, një tendencë dukshëm në rritje në raport me vitin 2015 kur janë krahasuar të njëjtat shifra dhe treguesi ishte rreth 350 për 100 mijë banorë.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta raporti i okb ilir meta raporti i okb

Sondazh

Poll