Politike

“KÇK, i lidhur me zinxhirë nga Berisha e Meta”/ Basha i përgjigjet Ramës nga Shkodra: I mjerë, ka humbur toruan dhe e k

16 Mars 2021, 11:10 Nga DOSJA
“KÇK, i lidhur me zinxhirë nga Berisha e Meta”/ Basha i

SHKODËR– Kryedemokrati Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama nga qytetati i Shkodrës. I pyetur nga gazetarët për deklaratën e Ramës, i cili është shprehur se Basha është i lidhur me zinxhirë nga Sali Berisha e Ilir Meta, Basha tha se në fakt atë e ka kapur dëshpërimi i humbjes.

I pyetur nëse do të ketë një koalicion me kryeministrin Edi Rama, Basha tha se shqiptarët do të dinë të zgjedhin më 25 prill, duke lënë të nënkuptohet se nuk do të jetë e nevojshme të bëjë koalicion me askënd. 

Basha preku edhe incidentin në Elbasan, teksa tha se Rama është ai që ka pushtetin, policinë e të gjitha, dhe sërish zgjedh të hyjë mes banda mes qyteteve. 


Pjesë nga intervista:

Pyetje: Rama ka deklaruar se ju jeni i lidhur me zinxhirë nga Ilir Meta dhe  Sali Berisha? Keni një përgjigje për këtë deklaratë?

Lulzim Basha: Sa i mjerë është ai që e ka humbur toruan dhe e ka kapur dëshpërimi I humbjes. Është i lidhur me zinxhirët e krimit. Ditë për ditë vetëm vjell vrer, kjo është alternativa e Ramës, e imja është alternative e fitores.

Pyetje: Do keni koalicion me Edi Ramën nëse asnjëra prej jush nuk arrin 71 mandate?

Lulzim Basha: Nuk ka asnjë shans që shqiptarët të mos bëjnë atë nirmale në këto kushte. Shqiptarët janë në një qeverisje të keqe. Unë kam një zotim që nëse nuk i mbaj premtimet, nuk kërkoj mandat të dytë.

Pyetje: Është një KÇK PD-ja siç thotë Rama?

Lulzim Basha: Nuk ka shqiptar që nuk e di se kush i ka vjedhur shqiptaët dhe kush i ka lënë në vend numëro. Vazhdon të punëojë me kriminelët. Të gjithë e dinë se kush e kontrollon vendin. E patë çfarë ndodhi në Elbasan, ai ka pushtetin dhe prapë nuk futet dot në qytete pa banda.

Pyetje: Pse i merrni festat ju politikanët?

Lulzim Basha: Jo e ke gabim, festa ishte e qytetarëve. Festën e prishin politikanët e lidhur me krimin të cilëve më 25 prill do tu thotë lamtumirë.

Pyetje: E keni paraqitur listën e Shkodrës me korigjimet e kërkuara dhe a është kjo më e mira që ju keni?

Lulzim Basha: Ekipi ynë është i kompletuar dhe unë e shikoj si një shërbim ndaj njerëzve.

Pyetje: A është e vërtetë që po i porosisni demokratët të kenë fushatë jo vetëm kundër socialistëve por edhe kundër atyre ish-zyrtarëve të lartë të Partisë Demokratike si zonja Topalli.

Lulzim Basha: Fushata jonë është për bashkimin e shqiptarëve.

(f.m/dosja.a)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha ne shkoder lulzim basha lulzim basha ne shkoder

Sondazh

Poll

Politike 16 Mars 2021, 10:40

TIRANË– Albana Vokshi zhvilloi sot një takim me mësuesit e arsimit parauniversitar, të cilëve u bëri ftesë që t’i bashkohet Partisë Demokratike në zgjedhje...