Politike

“Merrni masat, vini maskat”/ Basha jep këshilla mes turmës në Shkodër, ndërron dialektin teksa flet me studenten: Falim

16 Mars 2021, 10:52 Nga DOSJA
“Merrni masat, vini maskat”/ Basha jep këshilla mes turmës

SHKODËR– Kryedemokrati Lulzim Basha, i ndodhur mes turmës së qytetarëve në Shkodër, ka dhënë këshilla për zbatimin e rregullave gjatë periudhës së pandemisë. Basha tha se mirë do të ishte që të gjithë të respektonin distancën sociale dhe të mbanin masak.

Basha shtoi se më 25 prill, si fillim do të mundin Covid-in e madh, referuar kryeministrit Edi Rama, e më pas virusin e vërtetë. Por, qytetarët nuk bindeshin, teksa brohorisnin me thirrje ‘Jooo, fitore, fitore’. Një qytetar nuk u kursye kur tha: Të hangsha zemrën.

Teksa i premtoi një studenteje të Akademisë së Arteve, heqjen e tarifës, Basha ndryshoi mënyrën e të folurit dhe foli me dialektin shkodran teksa tha: Falimners. 


Pjesë nga Biseda:

Lulzim Basha: Ju lus, ju lus, merrni masat e distancës dhe maskat për pandeminë

Qytetarë: Jo,jo,jooo

Lulzim Basha: Po, poo. Se

Qytetarë: Rama ik, Rama ik, Rama ik.

Lulzim Basha: Se më 25 prill do të mposhtim fillimisht Covidin e madh e më pas virusin.

Qytetarë: Ju falenderoj nga zemra për këtë mikpritje.

Qytetari: Të hëngsha zemrën, si jë të hëngsha zemrën, të falat të gjithëve.

Lulzim Basha: Si jeni

Studentja: Unë jam Elizabeta, unë jam student në universitetin e Arteve, studio për pedagogji dhe kam një problematikë. Janë tarifat shumë të larta.

Lulzim Basha: E para e punës, më bëhet qejfi që bisedën e parë që po e zhvilloj në Shkodër e bëj me një student të arteve

Studentja: Falimners

Lulzim Basha: Falimners ty. Tarifën ne dota heqim. Ne kemi thënë se të gjithë ata fëmijë që vijnë nga familje me të ardhura poshtë 64 mijë lekëve, do ta heqim tarifën. Është fare e thjeshtë. Nuk do të ketë bir shkodrani që do të mbesë pa shkollë nga pamundësia ekonomike. Problemin e dinë të gjithë, pyesin ku shkojnë lekët. Lekët shkojnë atje ku dihet, por së pari duhet të largojmë të keqen. Përsërit të njëjtat premtime boshe. Tani që i ka ardhur fundi përsërit prapër premtime boshe.

Qytetarët: Bravooo, fitore, fitore…

Qytetari që ka një biznes: Zoti Basha, jam shkodran i vjetër, Lulzim Lezha quhem, kam një sipërmarrje, fasoneri. Kam përfunduar me dy punëtorë.

Lulzim Basha: Pse kështu

Qytetari që ka një biznes: Përveç pandemisë, ne kemi pasur një shkatërruar gjatë gjithë tetë viteve. Më kanë ardhur njerëz për të më kontrolluar dhe më kanë thënë se e dimë që keni 30 të punësuar. Ne kemi parë pesë pikat e planit tuaj. A do të qëndrojnë?

Lulzim Basha: Sigurisht, siç kemi premtuar, do të vijmë 1 mijë euro mbështetje për çdo biznes. Ne e bëmë planin dhe i thamë as mos na falendero vetëm merre dhe zbatoje sepse qytetarët do të përfitonin, Opozita nuk përfitonte asgjë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha ne shkoder lulzim basha lulzim basha ne shkoder

Sondazh

Poll

Politike 16 Mars 2021, 10:40

TIRANË– Albana Vokshi zhvilloi sot një takim me mësuesit e arsimit parauniversitar, të cilëve u bëri ftesë që t’i bashkohet Partisë Demokratike në zgjedhje...