Politike

16 Mars 2021, 10:40 Nga DOSJA

TIRANË– Albana Vokshi zhvilloi sot një takim me mësuesit e arsimit parauniversitar, të cilëve u bëri ftesë që t’i bashkohet Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prilli.t Vokshi tha se më shumë se gjysma e nxënësve nuk kanë internet e mjetet e duhura për të zhvilluar mësimin e për pasojë ai online ka dështuar.

Vokshi shtoi se qeveria ka dështuar me reformat në arsim duke lënë të papaguara edhe orët e mësimit shtesë, teksa premtoi se Partia Demokratike, nuk do t’i zhgënjejë.


Më shumë se gjysma e nxënësve nuk kanë internet ose mjetet e duhura për shkollën online. Qe eria ka eritur kapsin dhe ka stimuluar uljen e cilësisë së mësimdhënies, duke mos investuar asnjë qindarkë për arsimin online. Mësimi online ka dështuar, sepse qeveria ka dështuar, duke rrezikuar që të rritet një brez covid”- tha Albana Vokshi.

Pavarësisht braktisjes nga qeveria, dua t’ju falenderoj që nuk hiqni dorë, duke ju garantuar se me PD në qeveri, mësuesi, pedagogu do të jetë në qendër të vëmendjes, që arsimimi cilësor të jetë prioriteti ynë. Nëse një qeveri nuk investon në arsim, është një shoqëri e prapambetur. Prandaj ne do të investojmë në arsim, edhe si investimi më i madh që i kthehet ekonomisë dhe shoqërisë,”- shtoi ajo më tej.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike albana vokshi vokshi takon mesuesit albana vokshi vokshi takon mesuesit

Sondazh

Poll