Politike

Incidenti në Elbasan dhe akuzat e Ramës, Basha flet mes qytetarëve nga Shkodra, thyhen rregullat e pandemisë: Ai është lid

16 Mars 2021, 10:25 Nga DOSJA
Incidenti në Elbasan dhe akuzat e Ramës, Basha flet mes

SHKODËR– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është pritur me thirrje e ovacione nga dhjetëra qytetarë në qytetin e Shkodrës. Me thirrjet “rama ik” dhe Basha kryeministër”, qytetarët, sin ë rastin e Kavajës, shkelën edhe një herë tjetër rregullat e vendosura gjatë periudhës së panddemisë, si distancimi social dhe vendosja e maskave.

Vetë kryedemokrati u bëri thirrje që të mbanin maskat, teksa fliste para tyre me dy gishtat lart, por qytetarët kundërshtuan me ovacione.  Basha shtoi se më 25 prill, si fillim do të mundin Covid-in e madh, referuar kryeministrit Edi Rama, e më pas virusin e vërtetë. Por, qytetarët nuk bindeshin, teksa brohorisnin me thirrje ‘Jooo, fitore, fitore’. Një qytetar nuk u kursye kur tha: Të hangsha zemrën.

Teksa i premtoi një studenteje të Akademisë së Arteve, heqjen e tarifës, Basha ndryshoi mënyrën e të folurit dhe foli me dialektin shkodran teksa tha: Falimners.  Kreu i Partisë Demokratike deklaroi nga Shkodra se do të rrisë pagat e mjekëve dhe tëe infermierëve në momentin që do të vijë në pushtet.

Basha, teksa fliste me një farmacist, tha se paratë nuk duhen lënë në xhepat e 10 oligarkëve por duhet punuar për të rritur pagat e atyre që u shërbejnë qytetarëve. Kryedemokrati Lulzim Basha i është përgjigjur edhe kryeministrit Edi Rama nga qyteti i Shkodrës. I pyetur nga gazetarët për deklaratën e Ramës, i cili është shprehur se Basha është i lidhur me zinxhirë nga Sali Berisha e Ilir Meta, Basha tha se në fakt atë e ka kapur dëshpërimi i humbjes.

I pyetur nëse do të ketë një koalicion me kryeministrin Edi Rama, Basha tha se shqiptarët do të dinë të zgjedhin më 25 prill, duke lënë të nënkuptohet se nuk do të jetë e nevojshme të bëjë koalicion me askënd.  Basha preku edhe incidentin në Elbasan, teksa tha se Rama është ai që ka pushtetin, policinë e të gjitha, dhe sërish zgjedh të hyjë mes banda mes qyteteve. 

Gjatë vizitës, Basha u takua edhe me aktorin e njohur të humorit, Zef Deda. Takimi i tyre u zhvillua në një lokal të qytetit, ndërsa në ambientet e jashtme qytetarët shkodranë rrethuan lokalin me flamuj të PD-së në duar. Vetë aktori Zef Deda tha se Ramë shtë tallur edhe me të atin dhe se është marrë me marijuanë.

(f.m.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha ne shkoder lulzim basha ne shkoder

Sondazh

Poll