Politike

Jenisheri i drejtohet Ramës: Të ftoj në çdo televizion të mundshëm, të konkurojmë programet e partive

16 Mars 2021, 10:24 Nga DOSJA
Jenisheri i drejtohet Ramës: Të ftoj në çdo televizion

TIRANË– Kryetar i partisë Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptarë, Selami Jenisheri, iu drejtua ditën e sotme kryeministrit Rama duke i kërkuar që të konkurojnë programet e dy partive. Gjatë seancës plenare, Jenisheri tha se do të ftojë kryeministrin në një televizion në mënyrë që të bëjnë konkurimin e porgrameve të partive për zgjedhjet e 25 prillit.


DEKLARATA:

Nuk ka nevojë për fjalë të tjera, sa herë që PS ka ministra të tillë që nuk e kanë aftësinë e duhur për të qënë në karrikë, jeta e shqiptarit nuk ecën përpara. Kryeministri vendos ato ministra që nuk cojnë dorën për ti bërë sugjerim, i ven me atë kusht që nuk kanë të drejtë për të sugjeruar. Populli shqiptar ka nevojë për njerëz të aftë. PS nuk e ka aftësinë për ta drejtuar jetën e shqiptarëve, i bëjmë thirrje kryeministrit që të vijnë dhe të konkurojmë në cdo televizion të mundshëm programin e partisë socialiste me atë të pensionistave shqiptare dhe ti tregojmë se ne dimë se si ta cojmë jetën e shqiptarëve përpara. Në qoftë se shqiptarët do thonë që programi i PS është më i mirë se i im, unë do i them 650 mijë pensionistëve ta kenë votën për Partinë Socialiste. PS hedh poshtë projekligjin që propozova unë për detektivin privat.

Kuvendi i Shqipërisë! Balla: PD ende nuk ka dorëzuar listat. Kërkesa e Jenisherit për Ramën, ftesa e Murrizit për Xhafën! Gjoni: Luljeta Bozo do ishte arrestuar në Gjermani (ZHVILLIMET)

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike seance plenare 16 mars 2021 selami jenisheri seance plenare 16 mars 2021 selami jenisheri

Sondazh

Poll