Debati gjatë seancës! Ruçi përjashton Ralf Gjonin nga Kuvendi, përplasjet: Dil jashtë, je trim i madh ti..
16 Mars 2021, 09:54Nga DOSJA
TIRANË– Gjatë seancës së sotme plenare, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi përjashtoi nga seanca Ralf Gjonin. Kjo u bë shkak, nga insistimi i deputetit për të vazhduar fjalën e tij në foltore. Ruçi iu drejtua duke i thënë se nuk ia kishte dhënë fjalën për të folur e se nuk kishte thënë asgjë për projektligjin e gardës së Republikës. Pas disa replikave, Ruçi vendosi që deputeti të përjashtohej nga seanca.
BISEDA:
Ruçi: E kuptoj që ju kanë zënë ethet elektorale, por jemi duke diskutuar ligjin për Gardën e Republikës.
Ralf Gjoni: Z. Kryetar…
Ruçi: Kush ta dha fjalën ty! Ulu poshtë. Të tërheq vërejtje. Po zapton foltoren!
Ralf Gjoni: Më përmende emrin, dua ta sqaroj
Ruçi: Nëqoftëse zapton foltoren, e di që përjashtohesh nga seanca.
Ralf Gjoni: Nuk më frikëson!
Ruçi: Edhe foltores edhe vendit tim i merr të keqen! Je i përjeshtuar nga seanca.
Ralf Gjoni: Nuk më përjashton dot ti nga seanca. Gramoz të lutem!
Ruçi: Vazhdo se do kërkoj masën tjetër.
Ralf Gjoni: Ti kujton se më tremb!
Ruçi: Jo mo je trim i madh ti xhanëm. Zotëri po pengon folësen, mund të vazhdosh.
TIRANË– Deputeti, Ralf Gjoni komentoi ditën e sotme nga foltorja e Kuvendit deklaratën e thënë pak ditë më parë nga kandidatja e Partisë Socialiste, Luljet...
TIRANË– Ministrja e Arsimit Evis Kushit ka renditur pikat që sioas Partia Socialiste ka sjellë ndryshime në arsim dhe jo vetëm. E pranishme në daljen e kry...
TIRANË– Halit Valteri ka bërë thirrje qytetarëve që ta mbështesin në zgjedhjet e 25 prillit. Teksa po fliste në Kuvend, ai është shprehur se përfaqëson të ...
TIRANË– Lindita Nikolla ka deklaruar sot se kur erdhi Partia Socialiste në pushtet, gjeti pesë mijës mësues të punësuar, pa arsmin e nevijshmë e përkatës. ...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot platformën dhe planet që ka Partia Socialiste për arsimin në mandatin e tretë. Në daljen e tij për mediat, ...
TIRANË– Ditën e sotme është vënë re një prezencë shumë e pakët e deputetëve në sallën e Kuvendit. Mesa duket deputetët kanë vendosur që të braktisin seancë...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në mandatin e tretë do të vijojë të mësohet gjuha angleze nga klasat e para në të gjitha shkollat e vendit. N...
ELBASAN– Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ishte e pranishme ditën e sotme në Elbasan, aty ku ka prezantuar kandidaten për deputete Klaudia Krasnika. Kryemadhi t...