Politike

Deklarata e Luljeta Bozos për komunizmin/ Ralf Gjoni: Pa pikë turpi glorifikoi sistemin, pa iu dridhur qerpiku! Në Gjermani d

16 Mars 2021, 09:42 Nga DOSJA
Deklarata e Luljeta Bozos për komunizmin/ Ralf Gjoni: Pa pikë turpi

TIRANË– Deputeti, Ralf Gjoni komentoi ditën e sotme nga foltorja e Kuvendit deklaratën e thënë pak ditë më parë nga kandidatja e Partisë Socialiste, Luljeta Bozo. Gjoni tha se deklarata se sistemi komunist ka pasur gjëra pozitive është shqetësues, duke shtuar se Bozo po glorifikon sistemin komunist pa iu dridhur qerpiku.

Ndër të tjera, Gjoni tha nëse Bozo do të ishte në Gjermani, ajo do të dënohej me burg.


DEKLARATA:

Më shqetëson garda e bijave dhe binjve të komunizmit. Që ka penetruar në cdo cep dhe ne institucionet e vendit. Më shqetëson fakti që në krye të listës së Tiranës, gjendet emri i një gruaje, Luljeta Bozo, e cila pa pikë turpi pa iu dridhur qerpiku, glorifikon sistemin komunist në Shqipëri.

Me shumë të drejtë Jonila Godole, udhëhoqi ditën për të kujtuar ato krime, e ka shkruar shumë bukur. Ka të paktën dy rezoluta në këtë vend. Tani dini mirë ju që jeni dhe që jeni përjashtuar, që keni pranuar të fusni emrin tuaj. Kjo rezulutë thotë, në atë kohë kishte vrasje, ekzekutime me dhe pa gjyq, vdekje në kampe, nga uria dhe tortur, si dhe dhunime të tjera.

A e di kjo zonja Bozo se ekziston dhe një rezolutë tjetër për dënime ndaj regjimit komunist ndaj klerit fetar? Janë vrarë me dhjetra njerëz, kjo ka pikë turpi del dhe thotë se po ti vëmë në peshire ajo periudhë ka pasur më shumë të mira se të këqija. Me c’të drejtë e thotë kjo? Kjo në Gjermani do të ishte arrestuar.

Kuvendi i Shqipërisë! Balla: PD ende nuk ka dorëzuar listat. Kërkesa e Jenisherit për Ramën, ftesa e Murrizit për Xhafën! Gjoni: Luljeta Bozo do ishte arrestuar në Gjermani (ZHVILLIMET)

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ralf gjoni seance plenare 16 mars 2021 ralf gjoni seance plenare 16 mars 2021

Sondazh

Poll