Politike

Evis Kushi: Mbyllëm 22 universitete fantazmë, shumë të tjerë u pezulluan deri në mbushjen e kushteve të ligjshmërisë

16 Mars 2021, 09:36 Nga DOSJA
Evis Kushi: Mbyllëm 22 universitete fantazmë, shumë të

TIRANË– Ministrja e Arsimit Evis Kushit ka renditur pikat që sioas Partia Socialiste ka sjellë ndryshime në arsim dhe jo vetëm.

E pranishme në daljen e kryeministrit Rama, i cili prezantoi planin për arsimin, Kushi tha se gjatë qeverisjes së Partisë Socialiste janë mbyllur 22 universitete dhe shumë të tjerë janë pezulluar, deri në përmbushjen e kushteve të lijghsmërisë.

Kushi shtoi se tashmë çdo maturant futet në universitet, duke pasur si kriter notën mesatare dhe sipas meritës. Sipas Kushit, 350 studentë me mesatare mbi 9, ekselentë, janë të punësuar në administratë.


Pjesë nga fjala e Evis Kushit: 

Kam shumë besim që me procesin e vaksinimit do t’i kthehemi normalitetit që dëshirojmë. Dua të kujtoj kohën kur iu bashkova Partisë Socialiste, tetë vite më parë, kur pashë se si ishin përfshirë në sistem mësues të paaftë e inxhinierë gjithashtu. Sot kemi një panoramë tjetër, falë vizionit të kryeministrit. Ne mbyllëm 22 universitete fantazmë, shumë universitete private humbën licencën dhe të tjerë u pezulluan deri në mbushjen e kushteve të ligjshmërisë. Realizuam reformën e arsimit të lartë. Jo vetëm të universitetev tona. Bëmë të mundur ndarjen e administrimit të Universiteteve nga jeta akademike, duke siguruar një llogaridhënie të dyfishtë, sipas funksioneve. Zbatuam një standart të hyrjes në Universitete, sipas meritës dhe rritjen e notës mesatare. Mbështetëm porgramin dhe u ofruam studentëve mundësinë e studimit në programed y vjeçare. Do të vazhdojnë të jenë në prioritete tona, duke rritur edhe shanset e punësimit. Pakti për universitetin solli një epokë të re në arsmin e lartë shqiptar, për të përmbushur kërkesat e drejta të studentëve. Falë këtij pakti sot kemi 350 studentë me mesatare mbi 9 të punësuar në administratë. Duhet t’i hapim rrugë punësimit me drejtësi.

Rama prezanton planin për shkollat dhe universitetet: Mësimi i gjuhës angleze do të nisë nga klasa e parë në të gjitha shkollat, rrisim me 40% pagat e mësuesve, i japim fund shkollave me dy turne (Sulmet nga Opozitës)

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama evis kushi rama prezanton platformen per arsimin edi rama evis kushi rama prezanton platformen per arsimin

Sondazh

Poll