Politike

Lindita Nikolla: Gjetëm pesë mijë mësues pa arsimin përkatës, futeshin në punë me teserën e partisë dhe zarfin e korru

16 Mars 2021, 09:24 Nga DOSJA
Lindita Nikolla: Gjetëm pesë mijë mësues pa arsimin

TIRANË– Lindita Nikolla ka deklaruar sot se kur erdhi Partia Socialiste në pushtet, gjeti pesë mijës mësues të punësuar, pa arsmin e nevijshmë e përkatës.

E pranishme në daljen e kryeministrit Edi Rama, i cili prezantoi sot planin për arsimin dhe jo vetëm, Nikollsa tha se pesë mijë mësues nuk kishin lidhje me lëndën që jepnin dhe ishin punësuar me teserën e partisë dhe zarfin e korrupsionit. 

Nikolla shtoi më tej se Partia Socialiste ka ndërtuar modelin e rekrutimit të mësuesve, sipas meritës, përmes platformës ‘Mësues për Shqipërinë’ që ka 11 mijë e e 78 dëshmi.


Pjesë nga fjala e Lindita Nikollës:

Kurrikula e re ka sjellë teskte të reja, alterteksti kishte degjeneruar në korrupsion, qindra teskte ishin me gabime dhe jo vetëm. Ju të dashur na ndihmuat që të zhduknim ato tekste dhe sot bashkëpunojmë me shtëpitë prestigjioze si: Oxford, Pirson, Cambridge. Një tekst kishte 12 mijë alternative, nuk zgjidhte nxënësi, zgjidhte mësuesi. Edhe këtu ne bëmë një reform rrënjësore, reformuam gjimnzim, futëm gjuhën shqipe dhe filozofinë, bëmë të mundur që matura të lidhej me ta. Rruga për tu punësuar në arsim ishin vetëm dy, tesera e partisë dhe zarfi i korrupsionit. Pesë mijë mësues nuk kishin arsimin përkatës. Në klasat e fëmijëve tuaj, pesë mijë mësues nuk kishin asnjë lidhje me lëndën që jepnin. Këtu ne ndërtuam një sistem të ri rekrutimi, portalin mësues për Shqipërinë, sjell meritën dhe dinjitetin dhe çon në shkollat e fëmijëve tanë mësuesit e duhur. Sot kemi 11 mijë e e 78 dëshmi. Të dashur mësues, ne kemi bërë shumë falë jush, bashkë me ju bëmë të gjitha reformat. Por është e domosdoshme që të jemi të gjithë bashkë. Përfitoj nga rasti që t’ju shtri dorën dhe t’ju kërkoj që të votoni Partinë Socialiste që të vijojë punësimi sipas meritës, jo sipas partisë. Votoni Partinë Socialiste, që ta mundim armikun e padukshëm, që të mos kthehemi në atë kohë që na shtynin për të mbushur furgonin e fushatave elektorale. Është një process që do të vijojë. Votoni Partinë Socialiste që zëri juaj të dëgjohet.

Rama prezanton planin për shkollat dhe universitetet: Mësimi i gjuhës angleze do të nisë nga klasa e parë në të gjitha shkollat, rrisim me 40% pagat e mësuesve, i japim fund shkollave me dy turne (Sulmet nga Opozitës)

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama lindita nikolla edi rama lindita nikolla

Sondazh

Poll