Politike

Projektligji për Gardën, Çuçi: Mirëtrajtimi për punonjëset femra! Ky ligj nuk do sjellë ndryshime financiare, sjell mund

16 Mars 2021, 09:22 Nga DOSJA
Projektligji për Gardën, Çuçi: Mirëtrajtimi

TIRANË– Gjatë seancës së sotme plenare u diskutua mbi Projektligjin për Gardën e Republikës së Shqipërisë. Ishte ministri Bledi Çuçi ai i cili tha se projektligji është një punë e mirë e ardhur nga konsultimi me ekspertët e punës. Ndër të tjera, ai tha se ky ligj do të ketë mirëtrajtim për femrat mirëpo nuk do të sjellë ndryshime financiare.

DEKLARATA:

Ky projektligj ishte një domosdoshmëri, duke reflektuar reformat dhe ndryshimet e bëra. Projektligji që kemi sot në tavolinë është rezultat i një pune shumë të mirë të ekspertëve të punës. Kur morën drejtimin e qeverisjes 8 vite më parë e gjetëm në një gjendje të rëndë. Që të realizonim një reformë duhej bërë ndryshimi. Tashmë me këtë nismë, struktura e gardës njësohet njësoj si me policinë e shtetit dhe me SHCBA. Misioni i gardës së republikës mbetet i pandryshuar. Nuk ndryshon në asnjë rrethanë. Cështjet që dalin në pah janë: roli i ministrit përgjegjës, kompetencat dhe detyrimiet e tij. Trajtimi i personelit, është detajuar në mënyrë të plotë, ka përmirësim të ndjeshëm. Mirëtrajtimi për punonjëset femra në radhët e gardës, si për trajtimin financiar, pensionet e të tjerë. Me këtë ndryshim, institucionet kryesore, do të kenë të njëjtin sistem gradash, dhe karriere e promovimi. Në këtë sistem shmanget një ngërc me këto struktura. Ruajtja e strukturave aktuale, ky ligj nuk do sjellë ndryshime financiare, përvec emërtesës së funksioneve. Punonjësit do të vijojnë në të njëtat detyra. Do të riemërtohen gradat. Ne kem bindjet se me ligjin e lir plotësohet kuadri ligjor, që sjell mundësi për karrierë për cdo punonjës që bën pjesë në strukturat e përmendura. Ju ftojmë ta miratoni dhe votoni këtë projektligj për gardën.

Kuvendi i Shqipërisë! Balla: PD ende nuk ka dorëzuar listat. Kërkesa e Jenisherit për Ramën, ftesa e Murrizit për Xhafën! Gjoni: Luljeta Bozo do ishte arrestuar në Gjermani (ZHVILLIMET)

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bledi çuçi seance plenare 16 mars 2021 bledi çuçi seance plenare 16 mars 2021

Sondazh

Poll