Politike

Edi Rama: Ul kokën para jush që të vazhdojmë në transfomrimin e Shqipërisë 2030, gjenerata që sot është 30 vjeç, për

16 Mars 2021, 09:18 Nga DOSJA
Edi Rama: Ul kokën para jush që të vazhdojmë në

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot platformën dhe planet që ka Partia Socialiste për arsimin në mandatin e tretë. Në daljen e tij për mediat, bashkë me Lindita Nikollën dhe ministren Evis Kushi, Rama tha se do të nisë ndërtimi i kampusit të arteve dhe një tjetër inovacion do të jetë edhe paketa e programit të inovacionit, në IT dhe jo vetëm.

Sipas kryeministrit vendi ynë ka të rinj e të reja që kanë çarë shtigje të paimagjinueshme dhe janë në këndet e tyre ku punojnë pa bujë e pa zhurmë. Rama tha se e ul kokën para të gjithëve dhe u kërkon edhe të tjerëve të ulin kokën që të ecin përpara. 

Rama përmendi edhe djalin e tij Gregorin, kur tha se brezi i vitit 1990 po paguan kusuret e një sistemi që u kanë rënë shumë shkurt punëve. 


Pjesë nga fjala e kryeministrit Rama:

Do të nisim ndërtimin e kampusit të arteve. Risia tjetër e mandatit të tretë do të jetë paketa e programit të inovacionit, në IT dhe jo vetëm. Kostot rimbursohen 50% direkt, ndaj shoqërive ku është i punësuar përfituesi. Qëllimi është të mbështesim kalimin e gjithë sistemit që njihet si fason, por që ka bërë ndryshime të mëdha. Zgjerimin e fidanishteve dhe teknologjisë digjitale nga ana tjetër. Kemi të rinj e të reja që kanë çarë shtigje të paimagjinueshme, ndërkohë që janë këtu në këndet e tyre, pa zhurmë, pa bujë, në heshtje, zhvillojnë një sektor ku ne duam të futemi si aleatët e tyre. Duam ta bëjmë Shqipërinë e vitit 2030 platformën e transformimit për të gjitha ata që sot janë fëmijë. Prindër të dashur, po të kthejmë kokën e të shohim nga u nisëm, janë shumë, por nëse i hedhim sytë tek terreni i shtatë viteve më parë, shohim një rrëmujë e pisllëk, një iluzion i humbur pas marrjes së diplomës dhe përplajes me realitetin e pamëshirshëm. Duam, s’duam sot ne socialistët ne jemi kryelartë. Nuk më mbetet asgjë tjetër veçse tu kërkoj të gjithëve të ulim kokën, të ul kokën dhe përpara jush që na keni zgjedhur e besuar të kërkoj me bindje të thellë që të ecim përpara. Ajo që kemi bërë është e jashtëzakonshme përpara asaj që gjetëm, por nuk është asgjë në krahasim me atë që duhet të bëjmë. Lëre pastaj të vlerësojmë garancinë që ju japim në krahasim me ata të tre dhe ata të 33 që fshihen pas këtyre të treve. Rruga është e përpjetë, maja është ende larg. O së bashku ne me ju drejt majës, pavarësisht kusureve tona, o rrokapjekthi me ata që çdo herë bëjnë të njëjtën gjë. Gjenerata e atyre që lindën në 1990 sot është 30 vjeç, im bir është 30 vjeç dhe kostoja që duhet të paguajnë për ata që u ranë shumë shkurt punëve, është marramendëse. Më 25 prill nuk luhet fati i një ndeshjeje zgjedhore, por fati i brezave.

Rama prezanton planin për shkollat dhe universitetet: Mësimi i gjuhës angleze do të nisë nga klasa e parë në të gjitha shkollat, rrisim me 40% pagat e mësuesve, i japim fund shkollave me dy turne (Sulmet nga Opozitës)

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama rama prezanton platformen per arsimin edi rama rama prezanton platformen per arsimin

Sondazh

Poll