Politike

Rama: Gjuha angleze do të mësohet nga klasa e parë në të gjithë vendin, kemi plane për teknologjnë dhe artet për fëmij

16 Mars 2021, 09:08 Nga DOSJA
Rama: Gjuha angleze do të mësohet nga klasa e parë në

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në mandatin e tretë do të vijojë të mësohet gjuha angleze nga klasat e para në të gjitha shkollat e vendit. Në daljen e tij për mediat, teksa prezantoi planet e tij për arsimin, Rama tha se do të çelë programin ndërkombëtar të Kodimit për fëmijët deri në 12 vjeç.


Rama tha se do të çelë edhe programin Kombëtar të arteve, ku do tu mësohet fëmijëve ushtrimi i duarve dhe mendjes. Gjatë mandatit të tre, kryeministri tha se do tu japë fund mësimit me dy turne në shkolla si dhe deri në vitin 2025 të gjithë drejtuesit e shkollave do të licensohen për një qendër komunitare ku mësimi, aktivitetet jashtëshkollore dhe kominiteti janë bashkë dhe të harmonizuar.

Pjesë nga fjala e kryeministrit Rama:

Ne nuk vijmë sot në fushën e kësaj ndeshjeje me një menu dëshirash për të gjithë, Kap Ça T’Kapësh, por ne vijmë me një plan veprimi që është studiuar mirë, konsoliduar e studiuar. Pasi ne nuk jemi KÇK-ja, por jemi qeveria sot e nesër. Gjuha angleze do të nisë të mësohet kudo, në të gjitha shkollat e vendit që në klasë të parë. Është koha që ta mësojnë të gjithë fëmijët. Që sot do të fillojmë të pajisim brezin e dekladës tjetër. Tek Piramida e diktatorit, e kthyer në një epiqendër të Shqipërisë së të ardhmes, ne do të çelim programin ndërkombëtar të Kodimit për fëmijët deri në 12 vjeç. Në botën dixhitale, jo në Iphone dhe në Ipad, por fëmijëve do tu mësohen gjëra brenda saj, do tu jepen njohuri brenda saj. Hap pas hapi do të shtrojmë rrjetin e tyre në të gjithë Shqipërinë. Do çelim programin Kombëtar të arteve, do tu krijojmë kushte për të ushtruar mendjen dhe duart, si detyrim që ua kemi fëmijëve tanë që bota e Phone-ve dhe Ipad-eve mos të marrë peng trupat dhe shpirtrat e tyre. Vizioni Shqipëria 2030 kërkon vetëm një arsim të kushteve optimale, por edhe një profil të ri të drejtuesve të shkollës. Këtu kemi trashëguar një boshllëk të madh. Shkollat ishin si kulla ku emroheshin militant dhe nguleshin atje, padyshim, ka pasur dhe ka plot njerëz të tjerë. Nuk mjafton sepse të drejtosh një shkollë do të thotë shumë më tepër se kaq. Ne e kemi nisur të adresojmë këtë model të konsoliduar ndërkombëtar. Deri në vitin 2025 të gjithë drejtuesit e shkollave do të licensohen për një qendër komunitare ku mësimi, aktivitetet jashtëshkollore dhe kominiteti janë bashkë dhe të harmonizuar. Në mandatin e tretë do t’i japim fund mësimit me dy turne.

Rama prezanton planin për shkollat dhe universitetet: Mësimi i gjuhës angleze do të nisë nga klasa e parë në të gjitha shkollat, rrisim me 40% pagat e mësuesve, i japim fund shkollave me dy turne (Sulmet nga Opozitës)

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama rama prezanton platformen per arsimin edi rama rama prezanton platformen per arsimin

Sondazh

Poll