Edi Rama: Krenohem kur fëmija i një VIP-i nuk zë vendin që i ka vënë syrin, nuk rreshtohet se ka mbiemrin e madh të babai
16 Mars 2021, 08:55Nga DOSJA
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka treguar se është krenar kur shikon që fëmija e një personazhi publik, të njohur ndryshe si VIP nuk futet në vendin e punës apo në unoversitetin që i ka vënë syrin.
Në daljen e tij për mediat, teksa prezantoi planin për arsimin, Rama tha se madje krenohet më shumë kur shikon që fëmija i një çobani apo infermieri është më para se ai i një VIP-i.
Pjesë nga fjala e kryeministrit Edi Rama:
Unë jam shumë krenar kur fëmija e një VIP-i nuk e meriton të hyjë në Universitet, nuk e meriton të zërë vendin që i ka vënë syrin, nuk ka shanse të hyjë. Apo kur del pas fëmijës së një çobani e një infermieri e nuk ka shanse ta kalojë. Përveç ankesave e sharjeve të këtyre të treve e shumë si këta, që u hodhën përpjesë kur ne prezantuam sistemin e ri, nuk kishte asnjë ankesë, nga të interesuarit e maturantët. Nuk ka kënaqësi më të madhe se të shohësh fëmijët e Republikës, qytetarë të barabartë përpara Kushtetutës. Që nuk hyjnë se kanë mbiemrin e babait të madh nga mbrapa. Ne erdhëm dhe vendosëm rregull që të hyjnë në auditore me rregulla, me forcën e tyre dhe jo të ndarë në tanët e të atyre. Nuk hynë në auditore vitrinash të rreme e kristalesh false të një shteti që nuk sheh, por në Universitete të akredituara. Sot i kemi gjithçka sipas nevojave të tregut, jo sipas hesapeve e interesave që arrinin të hapnin edhe universitete duke dhënë thjesht një urdhër. Shqipëria nuk mund të mbajë universitete që nxjerr në rrugë jurist dhe ekonomistë të papunë që pasi kanë humbur pesë vite, mbeten në mes të rrugës. Ne e kthyem drejtimin e arsimit profesional dhe e bëmë këtë kur arsimin e gjetëm në varr. Programet shkollore profesionale dy-vjeçare janë shpallur programe me prioritet kombëtar. Shqipëria duhet të mbushë boshllëkun e frikshëm që krijuan ato vite. Dy koleget e mia, Lindita dhe Evisi do të flasin më me detaje më pas, për arsimin e lartë dhe jo vetëm.
TIRANË– Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer sulmet ndaj anëtarëve të Opozitës. Në daljen për mediat, teksa publikoi planin e tij për arsimin, Rama...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot planin për mandatin e tretë në lidhje me arsimin. Në daljen e tij për mediat, me Lindita Nikollën dhe minis...
TIRANË–Seanca e sotme e Kuvendit të Shqipërisë kishte për diskutim projektligje si ai “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”; Projektligji...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka postuar ditën e sotme pamje nga qendrat shëndetësore në Vlorë duke krahasuar pamjen e tyre sot me atë të 7 viteve më parë....
ELBASAN- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demorkatike, Gazment Bardhi ka komentuar përplasjen e ndodhur ditën e djeshme mes simpatizantëve të PD dhe PS.I ftua...
TIRANË– Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka denoncuar “live” një abuzimnë fshatin Gosë të Kavajës.E ftuar në emisionin “Log”, Duma sht...
TIRANË- Grida Duma e teta në listën e PD në Tiranë mbrëmjen e sotme është përballur me ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali...
TIRANË- Ka plasur debati mes drejtues politike të PS-së në Tiranë Elisa Spiropali dhe kandidates për deputete e PD-së Grida Duma.Spiropali e ftuar në emisi...