Politike

Rama sulmon Vokshin, Markun dhe Gjekmarkajn: Ja ku i keni tre ministrat e KÇK-së, sharrxhinjë e arsimit, merrni me mend fëmi

16 Mars 2021, 08:47 Nga DOSJA
Rama sulmon Vokshin, Markun dhe Gjekmarkajn: Ja ku i keni tre ministrat e

TIRANË– Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer sulmet ndaj anëtarëve të Opozitës. Në daljen për mediat, teksa publikoi planin e tij për arsimin, Rama shfaqi foton e Albana Vokshit, Mark Markut dhe të Agron Gjekmarkajt, për të cilët tha se janë sherrxhinj.

Kryeministri u kërkoi prindërve e qytetarëve që të mendonin vetëm një çast sikur të ishin fëmijët e tyre nëduart e këtyre të treve, që ipas tij e kthejnë sistemin në një zhurmë zhauritëse.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Ja ku i keni tre ministrat e KÇK-së, dhe një zonjë e njohur vetëm për fjalorin e saj, si sharrxhinj, sharro me sharrë dhe si shargjinj, shaj e shaj. Shaj kundër Reformës në Arsim, kundër çlirimit të shkollave nga tesktet e Bahri Fallinjve e muçove. Vetëm imagjinoni njëri, kaoni njërin dhe merrni me mend pastaj fëmijën tuaj në duart e kujtdo prej këtyre të treve. Jam krenar që Partia Scoialiste e çliroi shkollën nga kthetrat e këtyre të treve. Duke vendosur në bazën e sistemit arsimor pacënueshmërinë. Sot mësuesit e vjetër, në thonjëza të vjetër, janë të palëvizshëm, ndërsa të rinjtë e itojnë vendin e punës, përmes një institucioni, portal mësues për Shqipërinë. Plot 11 mijë janë sot të klaisifkuar në atë portal në këto vite, diçka transformuese për shkollën. Para shtatë viteve, tesktet shkollore u kushtonin shumë, lulëzonte fryma anti-ditaktike bjeri t’i biem dhe pa llogaritur dhimbjen e kokës së mësuesve, dhimbjen e kokës së orindërve. Të zhytur në kënetën e asaj zhurmë zhauritëse që sikur sulmoheshe nga mickonja dhe nuk linte fillin e mendimit të zinte rradhë. Sot tekstet e librave janë falas për 250 mijë nxënës. Nga shtëpi prestigjioze që furnizojnë me libra shkollat e Europës, me tekstet e tyre, me qartësinë e tyre sot që infrastruktura shkollore është në një transformim të vazhdueshëm, ne kemi investuar 130 mln dollarë për 230 shkolla. Rindërtimi i 120 shkollavë oër 40 mijë nxënës të tjerë. Të gjithë i kanë parë ato shkolla fantastike. Nga shkollat më të mira të vendeve të Bashkimit Europian.

Rama prezanton planin për shkollat dhe universitetet: Mësimi i gjuhës angleze do të nisë nga klasa e parë në të gjitha shkollat, rrisim me 40% pagat e mësuesve, i japim fund shkollave me dy turne (Sulmet nga Opozitës)

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama rama prezanton platformen per arsimin edi rama rama prezanton platformen per arsimin

Sondazh

Poll