Politike

Kuvendi i Shqipërisë! Balla: PD ende nuk ka dorëzuar listat. Kërkesa e Jenisherit për Ramën, ftesa e Murrizit për Xhafën

16 Mars 2021, 07:56 Nga DOSJA
Kuvendi i Shqipërisë! Balla: PD ende nuk ka dorëzuar listat.

TIRANË–Seanca e sotme e Kuvendit të Shqipërisë kishte për diskutim projektligje si ai “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”; Projektligji “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”; “Për ndryshimin e emërtimit të njësisë së qeverisjes vendore”, edhe Dekreti i Presidentit të Republikës, “Për kthimin e ligjit nr. 15/2021 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 59/2014 “Për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë””, të ndryshuar”. 

Që në nisje të seancës u vu re se kishte prezencë shumë të pakët në numër të deputetëve dhe ministrave në sallë. Kjo u prek dhe nga ana e deputetit Kujtim Gjuzit, i cili tha se i vetmi që qëndron gjithmonë në sallë, në çdo seancë është Pandeli Majko.

Në lidhje me Projektligjin për Gardën e Republikës së Shqipërisë, ministri Bledi Çuçi tha se projektligji është një punë e mirë e ardhur nga konsultimi me ekspertët e punës duke shtuar se ligji do të ketë mirëtrajtim për femrat mirëpo nuk do të sjellë ndryshime financiare.  Mendimi i Halit Valterit për këtë projektligj, nuk ishte dhe aq pozitiv pasi sipas tij rrogat janë për të dëshiruar. Ndër të tjera ai iu ka bërë thirrje qytetarëve që ta mbështesin në zgjedhjet e 25 prillit.

Deputeti, Ralf Gjoni komentoi deklaratën e thënë pak ditë më parë nga kandidatja e Partisë Socialiste, Luljeta Bozo, për të cilën tha se pa iu dridhur qerpiku tha një gjë të tillë. Me tone të ashpra, ai shtoi se nëse Bozo do të kishte qënë në Gjermani, do të dënohej me burg. Gjoni ishte ai që u përjashtua nga seanca pasi bëri një debat me Gramoz Ruçin.  Shkak u bë insistimi i deputetit për të vazhduar fjalën e tij në foltore. Ruçi iu drejtua duke i thënë se nuk ia kishte dhënë fjalën për të folur e se nuk kishte thënë asgjë për projektligjin e gardës së Republikës.

Kryetari i partisë Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptarë, Selami Jenisheri, iu drejtua Ramës nga Kuvendi, duke i kërkuar që të konkurojnë programet e dy partive. Ai tha se nëse programi i PS-së rezulton më i mirë, do ti bindë të gjithë anëtarët e skuadrës së tij që ti bashkohen.

Një ftesë e papritur ishte ajo e deputetit, Myslim Murrizit ndaj Fatmir Xhafajt, që të bashkohej me partinë e tij Lëvizja Demokratike Shqiptare. Ftesa e deputetit u prit me të qeshura nga ana e politikanëve prezentë dhe vetë Xhafës.

Taulant Balla deklaroi ditën e sotme se Partia Demokratike ende nuk ka depozituar listat e kandidatëve për zgjedhjet e 25 prillit, duke shtuar se pjesëmarrja e opozitës është një domosdoshmëri në zgjedhje. Balla pati dhe një përlasje me Gjuzin të cilin iu drejtua duke i thënë që të mos sillej si presidenti Ilir Meta.

Në fund te seancës, Kuvendi i Shqipërisë rrëzoi dekretin për ligjin për “Karrierën ushtarake” të cilin Meta e ktheu në Kuvend. Dekreti u rrëzua me 83 vota kundër dhe 10 abstenim.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike seanca plenare 16 mars 2021 seanca plenare 16 mars 2021

Sondazh

Poll