Politike

‘Nëse nuk pushon s’do të lë të flasësh’, DEBAT i fortë me ‘kërcënime’ mes Dumës dhe Spiropalit, gazetari: Ju

15 Mars 2021, 22:00 Nga DOSJA
‘Nëse nuk pushon s’do të lë të

TIRANË- Grida Duma e teta në listën e PD në Tiranë mbrëmjen e sotme është përballur me ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e cila është në pozicionin e nëntë në  listën e PS në Tiranë.

Të ftuar në emisionin  “Log” mes tyre ka pasur një debat të fortë, teksa kanë komentuar përleshjen që ndodhi ditën e djeshme në Elbasan, mes simpatizanëve të PD-së dhe atyre të PS-së.

Duma tha se “PD do e rrëzojë Ramën pasi është një person me mendje të keqe kriminale”, deklaratë e cila nuk është pritur aspak mirë nga Spiropali e cila ka ndërhyrë. Duma i ka bërë një paralajmërim, duke i thënë “s’do të lë të flasësh nëse nuk pushon”.

Duma: Ne nuk mund të lejojmë që të jetë në krye të shqiptarëve një njeri me mendje të keqe kriminale ndërkohë që drejton shqiptarët që janë me mendje të ndritur. Nga dekriminalizimi këta u turpëruan?

Spiropali: Çfarë kriminelësh thua? Kush janë kriminelët mi thoni?

Duma: Avdylajt i dimë, i di gjithë Europa. Nëse nuk pushon nuk do të lë asnjë sekondë të flasësh.

Xhafa: Ju lutem mos u zini do flisni me radhë.

Spiropali: Ndërhyra vetëm për një moment që është një refren i një kënge në këto vite.

Duma: Ti e di shumë mirë se kush janë kriminelët në PS dhe që na kryesojnë. Lulzim Basha ka kulturën e duhur për të qenë lider me edukatë, jo si këta rrugeçër.

Spiropali: A mund të ruajmë etikën, se po flitet vetëm me fjalë kriminelë rrugacë, nuk bëhet poltikë kështu.

Duma: Bëhet bëhet se po e bëni ju për ditë mos mbroni të pambrojtshmen. Mos e mbro kot Skënderbeun se nuk mbrohet.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike elisa spiropali grida duma elisa spiropali grida duma

Sondazh

Poll

Politike 15 Mars 2021, 20:45

TIRANË– Analisti Andi Bushati ka komentuar përplasjen e ndodhur në Elbasan dje mes simpatizantëve të PD dhe PS-së. I ftuar në emisionin “Open”, Bushati kom...