Politike

Debat i fortë, Duma-Spiropalit: Hoqët Majkon, jeni bërë ku thërret qameti, Xhafaj aty e meriton

15 Mars 2021, 21:55 Nga DOSJA
Debat i fortë, Duma-Spiropalit: Hoqët Majkon, jeni bërë ku

TIRANË- Ka plasur debati mes drejtues politike të PS-së në Tiranë Elisa Spiropali dhe kandidates për deputete e PD-së Grida Duma.

Spiropali e ftuar në emisionin “Log”, u shpreh se objektivi i socialistëve janë jo më pak se 19 mandate në qarkun e Tiranës, ndërkohë Duma ka thënë se në këtë qark ka pritet që PD-ja të marrë 22 mandate si koalicion. Duma i ka përmendur largimin e Vasilika Hysit, Eglantina Gjermenit dhe vendosjen e Pandeli Majkos në listë në pozicionin e 19-të. Dhe pikërisht këtu ka shpërthyer debati i fortë mes politikaneve.

Pjesë nga debati në “Log.”

Elisa Spiropali: Xhafaj, Kodheli, Majko, që është deputet, se ne 19 do i marrim dhe jam e sigurt, edhe për shkak të votave, njohjes së reputacioneve….

Grida Duma: Pandeli Majko ka punuar fort që të rifutej në listë. Muhabete hipokrite….

Elisa Spiropali: O Grida vetëm ju i njihni këto gjirizet e funksionimit të listave….lista juaj doli pas afatit zyrtar

Grida Duma: Pandin e nxorët, e hoqët, Vasilikën e hoqët, Eglantinën e hoqët dhe sot jeni ku thërret qameti.

Elisa Spiropali: Pandeli Majko është i 19 është personi me më shumë autoritet….

Grida Duma: Kush e di sa i karikuar do të jetë Pandi mbasi është lodhur që të ketë hyrë pas orarit zyrtar në listë?

Elisa Spiropali: Pse ja hani hallin Pandit?

Grida Duma: Nuk ja qaj, jam duke qeshur. Më vjen shumë mirë që atë ministrin e Brendshëm të ikur për një arsye apo një tjetër e keni vendosur atje ku meriton.

Elisa Spiropali: Cilin? Xhafën? Fatmir Xhafës ju bë puç i pastër, kasetash Babalesh

Grida Duma: Po, po, nga amerikanët ju bë…

Elisa Spiropali: Përfundoi në gjykatë, ata që e sajuan kanë marrë dënim

Endri Xhafo: Fatmir Xhafa ishte viktimë e makinacioneve apo e një fakti që i ka dalë?

Elisa Spiropali: Sajesë Endri.

Endri Xhafo- Spiropalit: Por përse penalizoni një nga arkitektët e Reformës në Drejtësi?

Elisa Spiropali: Nuk është viktimë është person me shumë reputacion në PS që ai ka mundësitë që të marrë votat që i duhen.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike elisa spiropali grida duma pandeli majko elisa spiropali grida duma pandeli majko

Sondazh

Poll

Politike 15 Mars 2021, 20:45

TIRANË– Analisti Andi Bushati ka komentuar përplasjen e ndodhur në Elbasan dje mes simpatizantëve të PD dhe PS-së. I ftuar në emisionin “Open”, Bushati kom...