Politike

‘Ministria e Mbrojtjes s’jep informacion për pronat e Ushtrisë’/ Denoncimi i Metës: I kanë dhënë në mënyrë të pa

15 Mars 2021, 20:33 Nga DOSJA
‘Ministria e Mbrojtjes s’jep informacion për pronat e

TIRANË– Presidenti Ilir Meta është shprrehur se Ministria e Mbrojtjes nuk i jep asnjë informacion institucionit që ai drejton lidhur me pronat e Ushtrisë, edhe pse mban postin e Komandatit të Përgjithshëm.

I ftuar në emisionin “Çim Peka Live”, Meta tha se për çdo pronë të dhënë në mënyrë të paligjshme maxhoranca do të mbajë përgjegjësi, ndërsa përmendi se ato janë tjetërsuar nga persona që sot janë kandidatë për deputet të mazhorancës. Megjithatë nuk ka zgjedhur të përmendë emra.

“Prej vitesh Ministria e Drejtësisë, nuk i jep Presidentit asnjë informacion që kërkon, për çështjen e pronave të Komunitetit Fetar. Ministria e Mbrojtjes, nuk i jep asnjë informacion Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, për pronat e Ushtrisë. Për çdo pronë që ata kanë dhënë në mënyrë të paligjshme do të mbajnë përgjegjësi. Ata që i kanë dhënë janë kandidatë për deputet të mazhorancës,”-tha Meta.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll