Politike

Përplasja mes simpatizantëve në Elbasan, Meta vë veten në vendin e Ramës: Mua lë të më shajnë, unë do t’i puth

15 Mars 2021, 20:19 Nga DOSJA
Përplasja mes simpatizantëve në Elbasan, Meta vë veten

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka komentuar tensionet e ndodhur të dielën në Elbasan mes simpatizantëve të PS dhe PD. Në fjalën e tij në emisionin “Çim Peka Live”, Meta tha se masat për sigurinë duhet të ishin marrë nga qeveria, ndërsa bëri me dije se gabim ishte përplasja e axhendave. 

Ndër të tjera, kreu i shtetit ka përsëritur edhe njëherë zotimin e tij për dorëheqje nëse kryeministri Edi Rama fiton edhe një mandat tjetër. 

Po fitoi 71 mandate Rama, i jap dorën dhe atë të presidentit. S’kam pse rri edhe 1 vit në krye të detyrës. Ne jemi kthyer në një parti-shtet. Elbasani? Nuk bëhen dot dy aktivitete në një kohë. Unë nuk shkova se kohë pandemie. Ishte detyra e qeverisë që të mos krijohej një përplasje. Masat duhet t’i merrte qeveria se ka policinë, ka edhe Bashkinë. Mua lë të më shajnë, unë do i përshëndes do t’i puth. Po mos të dalin rrugaçët aty,”-tha Meta.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll