Përplasja me Policinë tek FRD, Meta tregon HAP PAS HAPI ç’ndodhi: Më kapi ajo dallga, po shyqyr ishte Panariti që më qet
15 Mars 2021, 19:57Nga DOSJA
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka treguar çfarë ndodhi brenda selisë së “Frymës së Re Demokratike”, ku edhe u përplas me Policinë Bashkiake. Në fjalën e tij, i ftuar në emisionin “Çim Peka Live”, Meta tha se kishte shkuar për të marrë vesh çfarë kishte ndodhur por ishte provokuar nga një i veshur civil.
“Nuk ka pse të ishte inskenim politik. Nuk provokuam asnjë incident. Mua më shoqëronte Panariti, ishte rastësi se kishim lënë një takim me specialiste bujqësie në malin e Dajtit. Ishim rreth shoqëror e miqësor. Kam parë titrat, zoti Shehu me kishte marrë disa herë. Mora zëdhënësin tim dhe i thashë mos hajde, po merru pak të bëjmë një reagim. Kur kam qenë në bulevard. Më mori zoti Shehu, i thashë ‘ore ça po ndodh’. Po mirë i thashë po vij, isha me një makinë të thjeshtë fare. I thashë ngjitemi lart se nuk do sqaroheshim në rrugë. Kishte përpjekje për të më penguar mua dhe kur hipim lart në ato momente një person civil, i skeduar godet drejtuesin e FRD të Tiranës dhe përplaset me personat që më shoqëronin mua, me fjalor ordiner. Aty e kuptova që nuk mund të duroja më se mu kujtuan banorët e Astirit, ata të Bregut të Lumit. Më kapi dhe mua ajo dallga, po shyqyr ishte Panariti që më qetësoi, dhe jo Tedi Blushi,”– tha Meta.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ditën e sotme ka qenë në Vorë, Kamëz dhe Marikaj, ku ka zhvilluar takime me qytetarë të ndryshëm.Në nj...
BERAT- Koordinatori Politik i Partisë Demokratike për Beratin Tomorr Alizoti ka vizituar sot tregun e fruta-perimeve. Gjatë takimeve në tregun e fruta-perimeve ...
Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi i ftuar në emisionin ‘’Frontline’’ të Marsela Karapanços në News24 ka folur për zgjedhjet e 25 prillit ku partia e tij është ...
TIRANË– Masat e marra përgjatë më shumë se një viti nën ‘pushtetin’ e pandemisë së koronavirusit kanë qenë gjithmonë të kontestuara. Qytetarët të pre...
ELBASAN- Ish-futbollisti i Kombëtares, Andi Lila ka publikuar në rrjetet sociale një foto teksa shihet krah kandidatit për deputet për qarkun e Elbasanit, Gazme...
TIRANË– Ambasadorja amerikane Yuri Kim i ka dhënë zë deklaratës së bërë nga Matthew Palmer, zëvendës ndihmës Sekretar i Shtetit dhe përfaqësues i pos...
TIRANË – Aktivisti Kristi Pinderi, ka komentuar deklaratat e kandidates për deputete në Tiranë nën siglën e PS-së Mimi Kodheli, pasi kjo e fundit ka falend...
TIRANË- Pedagogu Ndriçim Mehmeti, ka reaguar për herë të parë pas publikimit të listës së Partisë Demokatike, për kandidatët për deputetë në 12 qarq...