Politike

Basha pas takimeve në Vorë e Kamëz: Në çdo rrugë që kalova mora mesazhin e qartë se janë pikërisht qytetarët ata që

15 Mars 2021, 19:57 Nga DOSJA
Basha pas takimeve në Vorë e Kamëz: Në çdo rrugë

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ditën e sotme ka qenë në Vorë, Kamëz dhe Marikaj, ku ka zhvilluar takime me qytetarë të ndryshëm.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Basha teksa ka postuar foto nga takimet shkruan se qytetarët i janë shprehur se vendi ynë nuk duhet të vazhdojë ashtu siç ka vazhduar se 8 vite.

Postimi i plotë: 

Sot në Vorë, Kamzë e Marikaj çdo qytetar që takova më konfirmoi se Shqipëria kërkon ndryshim, sepse Shqipëria ka nevojë urgjente për ndryshim. Nga çdo qytetar që takova dëgjova të njëjtën bindje: pas 8 vitesh me Ramën, vendi nuk mund të vazhdojë kështu. Të njëjtën bindje se ne duhet të ndryshojmë dhe koha është tani. Në Vorë, në Kamzë, në çdo shtëpi që hyra, në çdo rrugë që kalova mora mesazhin e qartë se janë pikërisht qytetarët ata që do ta sjellin ndryshimin me votën e tyre më 25 prill. Prandaj ne jemi bashkuar për ta sjellë këtë ndryshim dhe për të nisur punën për qytetarët shqiptarë dhe për ta futur Shqipërinë në Bashkimin Europian. Më 25 prill, të gjithë së bashku do të sjellim ndryshimin dhe Shqipëria do të fitojë!

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha

Sondazh

Poll