Politike

“Marrë vetëm 45 mijë lekë të vjetra në muaj”/ Alizoti në tregun e fruta-perimeve në Berat: Me PD në qeveri,

15 Mars 2021, 19:45 Nga DOSJA
“Marrë vetëm 45 mijë lekë të vjetra në

BERAT- Koordinatori Politik i Partisë Demokratike për Beratin Tomorr Alizoti ka vizituar sot tregun e fruta-perimeve. Gjatë takimeve në tregun e fruta-perimeve në Berat, Alizoti u njoh me vështirësitë që kalojnë tregtarët e vegjël.

Ai është ndaluar tek një zonjë e divorcuar, nënë e katër fëmijëve. Ajo është shprehur se biznesi nuk i ecën fare, ndërkohë që në muaj merr vetëm 54 mijë lekë të vjetra ndihmë ekonomike.

Ndërkohë, Alizoti ka është zotuar se pas 25 prillit nëse fiton zgjedhjet do t’u vijë në ndihmë të gjithë familjeve në nevojë.

“Ne zotohemi për një ndryshim cilësor më 25 prill” u shpreh ai.

Ai vijoi me mesazhin se “më shumë para në xhepat e beratasve, më shumë blerje, më shumë mirëqenie” do të ketë për qytetarët.  Alizoti u njoh edhe  me vështirësitë që hasin tregtarët, që sipas tyre, nuk kanë asnjë mbështetje nga qeveria dhe pushteti lokal.

Pjesë nga Biseda: 

Gruaja: Kjo është puna ime sot kam shitur nevetem 2 palë çorape dhe kam 4 fëmnijë për të ushqyer. Vij në mëngjes dhe ik në 2. I kyq brenda dhe dalë. Jam e divorcuar dhe fëmijët i kam vetëm. Ata kërkojnë bukë të hanë

Alizoti: Është një situatë kaq e trishtë dhe e dhimbshme

Gruaja: E bukura është se kam kërkuar ndihmë dhe nuk më kanë dhënë.

Alizoti: Kjo është dhimbje shumë e madhe, ta lësh një nënë me katër fëmijë Po ti shohin këto Shqipëria tredimensionale, ato që bëjnë projekte 3D. Le ti shohi ai që tallet, ai që noton në miliona, bashkë me këtë që shkon në kazino. Le të shohin si një nënë e shkretë që ska të ushqejë fëmijët. Shqipëria është kthyer në tragjedi. Po unë zotohem se dera do të jetë e hapur për ju.

Gruaja: Marrë vetëm 54 mijë lekë të vjetra në muaj, dy fëmijët I kam alergjik.

Alizoti: Ju ka ardhur ndonjëherë Kryetari i Bashkisë te shtëpia

Gruaja: Jo, asnjë pako makarona nuk na ka sjellë njeri.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike tomorr alizoti tomorr alizoti

Sondazh

Poll