Politike

‘S’i marr unë vendimet por Komiteti’/ E mohoi me ZË E FIGURË, mjekët nxorrën BLOF gënjeshtrën e Ramës:

15 Mars 2021, 19:38 Nga DOSJA
‘S’i marr unë vendimet por Komiteti’/ E mohoi me ZË

TIRANË– Masat e marra përgjatë më shumë se një viti nën ‘pushtetin’ e pandemisë së koronavirusit kanë qenë gjithmonë të kontestuara. Qytetarët të prekur ekonomikisht nga masat e marra kanë kërkuar shpesh herë lirimin e tyre, sidomos gjatë muajve të para të karantinës. Çdo herë, kryeministri Edi Rama justifikohej me fjalët: Nuk i vendos unë, vendos Komiteti Teknik i Ekspertëve, unë thjesht ua komunikoj.

Herën më të fundit që përsëriti të njëjtën “këngë”, ishte data 23 shkurt 2021, gjatë një konference për shtyp. I pyetur nëse me rritjen e rasteve dhe shtimin e frikshëm të viktimave, masat duhet të shtrëngoheshin, Rama zgjodhi të mos komentonte.

“Shtohen apo pakësohen nuk e vendos unë, e vendos komiteti teknik i ekspertëve,”-tha Rama në fjalën e tij.

Por mjeku Tritan Kalo, i prishi gjithë skenarin kur deklaroi se masat shtrënguese nuk i merr Komiteti i Ekspertëve, por qeveria dhe kryeministri.

‘Më 31.01.2020 me një Vendim të Ministres së Shëndetësisë, u krijua Komiteti prej 11 Anëtarësh të fushave të ndryshme të Shëndetit Publik të kryesuar nga Zv. Ministria, për të debatuar e ndërmarrë iniciativa në Mirëmenaxhimin e Pandemisë së Sars-Cov2/ Covid-19…. Bëhet fjalë për një Komitet Këshillimor jo vendimmarrës sikundër pothuajse përditë abuzohet nga ekzekutivi dhe opozita….Këshillat e udhëzimet e këtij Komiteti ekspertësh që funksionon mbi bazat e vullnetarizmit, më pas diskutohen e kalojnë filtrin ligjor, ekonomik e social përpara se mbi bazën e tyre të merren vendime nga ekzekutivi…’,-shkruante mjeku në rrjetet e tij sociale, pasi ishte larguar nga Komiteti. Po ashtu edhe sot, e zgjedhura e Ramës për të garuar në Tiranë si deputete, Najada Çomo ka pohuar të njëjtën gjë.

“Kjo është një e vërtetë e padiskutueshme. Ne jemi një komitet ekspertësh që ju i njihni si emra, ne këshillojmë në kuptimin vendimmarrës, por vendimmarrja është vendimmarrje nga ekzekutivi. Ka qenë një punë e mundshme e jona. Vendimet ishin tonat, ne ishim një komitet miks. Ekzekutivi është vendimmarrës, ai që vendos, por këshilla që t’i ofron nga ana mjekësore. Ne këshillat ja dërgojmë qeverisë. Ne bëjmë më të mirën për shëndetin e populates,”-tha ajo në një intervistë për mediat.

Kush gënjen? Rama apo mjekët? Nëse janë marrë masat nga Komiteti i Ekspertëve, pse numri një i qeverisë nuk e ka pranuar kurrë që vendimet i ka marrë ai? Dhe më e rëndësishmia, do të mbajë vallë përgjegjësi për të gjitha vendimet e marra?

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama masat shtrenguese anti-covid edi rama masat shtrenguese anti-covid

Sondazh

Poll