Politike

‘Presim standarte të larta për zgjedhjet e 25 prillit’/ Yuri Kim vë theksin tek deklarata e PALMER, çfarë kërkohet nga

15 Mars 2021, 19:06 Nga DOSJA
‘Presim standarte të larta për zgjedhjet e 25 prillit’/

TIRANË– Ambasadorja amerikane Yuri Kim i ka dhënë zë deklaratës së bërë nga Matthew Palmer, zëvendës ndihmës Sekretar i Shtetit dhe përfaqësues i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor.

Sot në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, Palmer kërkoi qartë dhe pastër nga Shqipëria që të organizojnë zgjedhje me standarde të larta më 25 prill. (LEXO KËTU)

“SHBA pret standarde të larta për zgjedhjet 4/25; Biden angazhohet fuqimisht për reformën në drejtësi; sundimi i ligjit dhe transparenca do të tërheqin më shumë investime të SHBA;  SHBA mbështet IGC për Shqipërinë; SHBA po kontribuon 4 miliardë dollarë për COVAX kështu që më shumë njerëz do të marrin vaksinën,”-shkruhej në postimin e bërë nga Kim. 

POSTIMI I PLOTË:

Palmer: ?? expects high standards for 4/25 election; Biden Admin strongly committed to justice reform; rule of law & transparency will attract more ?? investment; ?? supports IGC for ??; ?? is contributing $4 billion to COVAX so more people have vaccine.? https://t.co/Xr4rx8NE8j

— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) March 15, 2021

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike matthew palmer yuri kim matthew palmer yuri kim

Sondazh

Poll