Politike

“Faleminderit, unë do ai dal”/ Zotimi i Mimi Kodhelit, Kristi Pinderi: Ça degradimi! Pse duhet votuar, ç’ka bërë ajo?

15 Mars 2021, 18:58 Nga DOSJA
“Faleminderit, unë do ai dal”/ Zotimi i Mimi Kodhelit, Kristi

TIRANË – Aktivisti Kristi Pinderi, ka komentuar deklaratat e kandidates për deputete në Tiranë nën siglën e PS-së Mimi Kodheli, pasi kjo e fundit ka falenderuar kryeministrin Edi Rama, pavarësisht se e renditi në vendin e 20- të në listë. Me anë të një postimi në Facebook, Pinderi ka ngritur disa pyetje se përse qyetetarët duhet ta votojnë Kodhelin, duke vënë në pikëpyetje kontributin e saj në përmirësimin e vendit. 

Do ia dal, thoshte! E ne asnje moment nuk tha pse? Si? Pse duhet shqiptaret te votojne per Mimin? Cfare ofron ajo? Cfare kerkon te realizoje qe nuk e realizoi dot aq e aq vite sa ne bashki, sa ne qeveri, sa ne parlament? Dikush qe shkon ne votime me ate zerin e saj interesant qe kumbon kur thote “do ia dal”, duhet te pyese veten se pse duhet te votoje per nje grua qe nuk thote me asgje, qe nuk ka thene madje asgje as per qytetin qe pretendon se e do shume por qe eshte bere i pajetueshem. E ajo vazhdon perserit me nje besim grotesk ate fjaline pa kuptim “une do ia dal”! Cfare absurdi!,”-shkruan Pinderi. 

POSTIMI I PLOTË : 

Kam nje lloj respekti pa ndonje arsye te forte per Mimi Kodhelin. Kot, ashtu, as vete nuk e di pse! E degjova qe fliste ne tv se, “do ia dal”, pavaresisht renditjes ne liste. Thoshte, “kam lene gjurme kudo ku kam punuar”, shtoi qe, “Tirana eshte qyteti im i dashur” (besoj kushdo do besonte qe kjo deklarata e fundit nenkupton se kur dikush e do nje qytet do bente gjithcka per ta ndaluar shkaterrimin dhe kthimin e qytetit ne hapesire te pabanueshme, por kjo eshte ceshtje tjeter). Tha pastaj se sfidonte “ata qe besojne se nuk ia dal”, por nuk tha, ne fakt, se ke po “sfidonte”? Pastaj falenderoi Edi Ramen qe e futi ne liste, pavaresisht renditjes! E pashe per disa arsye pavaresisht se nuk me bente sens asgje nga ato qe thoshte, e pashe dhe per nje arsye gati banale: me terheq zeri i saj radiofonik, me pelqen ta degjoj! Por mbi te gjitha e pashe se doja ne nje menyre gati egoiste te vertetoja bindjen se partia e Mimit dhe e kryetarit qe ajo falenderoi pse e futi ne vendin e 20 e ca ne liste, nuk i ka mbetur me asnje fije dinjiteti, asnje fije arsye se pse duhet te ekzistoje ne jeten politike shqiptare. Do ia dal, thoshte! E ne asnje moment nuk tha pse? Si? Pse duhet shqiptaret te votojne per Mimin? Cfare ofron ajo? Cfare kerkon te realizoje qe nuk e realizoi dot aq e aq vite sa ne bashki, sa ne qeveri, sa ne parlament?
Dikush qe shkon ne votime me ate zerin e saj interesant qe kumbon kur thote “do ia dal”, duhet te pyese veten se pse duhet te votoje per nje grua qe nuk thote me asgje, qe nuk ka thene madje asgje as per qytetin qe pretendon se e do shume por qe eshte bere i pajetueshem. E ajo vazhdon perserit me nje besim grotesk ate fjaline pa kuptim “une do ia dal”! Cfare absurdi! Cfare trishtimi! Sa boring! Cfare urie per pak dinjitet nga keta (apo keto) qe kujtojne se te qenit ne politike eshte nje borxh qe ne qytetaret ua kemi atyre, se ata (apo keto) jane thjesht entitled te jene patetike! E se ska rendesi pse, a qysh, por ata do ia dalin! Ca degradimi!

Mimi Kodheli është në pozicionin e 20-të në listën e Tiranës të Partisë Socialiste, duke rrezikuar karrigen e saj në Kuvend. Megjithatë në të gjitha daljet e saj publike, Kodheli ka premtuar se do të “çajë listën”. Rama, ka vendosur “senatorët” dhe veten në vijën e kuqe të qarqeve. 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike kristi pinderi mimi kodheli kristi pinderi mimi kodheli

Sondazh

Poll