Politike

Basha nuk e futi në listë për deputet/ Ndriçim Mehmeti: S’jam hipokrit të them se nuk doja. Por jam ndjerë gjithmonë i

15 Mars 2021, 18:39 Nga DOSJA
Basha nuk e futi në listë për deputet/ Ndriçim Mehmeti:

TIRANË- Pedagogu Ndriçim Mehmeti, ka reaguar për herë të parë pas publikimit të listës së Partisë Demokatike, për kandidatët për deputetë në 12 qarqet e vendit, ku emri i tij nuk është i përfshirë.

Në një postim, që ka bërë në rrjetet sociale, ai shprehet se dëshironte shumë të ishte në atë listë por megjithatë, kjo sipas tij nuk përbën shumë problem. 

Ai ka thënë ndër të tjera se ndihet i vlerësuar për hartimin e programit që kanë bërë për arsimin në 30 vitet e fundit, sakaq u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të lënë mënjanë fatin individual dhe të bëhen bashkë për të larguar më të keqen e vendit që sipas tij është Kryeministri Rama.

POSTIMI I PLOTË:

Te leme menjane fatin individual dhe te behemi bashke per fitoren e 25 prillit.
Miq, dashamires, ndjekes virtual. Ju falenderoj per çdo koment, pelqim sugjerim ne statuse, intervista apo shkrime. Ju falenderoj edhe per mesazhet e shumta dhe telefonatat e diteve te fundit, duke thene edhe njehere: Nuk ka rendesi fare per mua emri ne liste. Sigurisht qe nuk jam hipokrit te them se nuk e doja, por nuk kam asnje arsye te them se PD nuk njeh kontributet e gjithesecilit. Jam ndier dhe ndihem gjithnje e me shume i vleresuar, per sa kohe kemi punuar, hartuar dhe paraqitur programin me te mire per arsimin ne 30 vitet e fundit. Per te gjithe ne fitorja ka rendesi te dores se pare. Te heqim nga rruga pengesen me te madhe per shqiptaret drejt perparimit te vendit dhe ti japim gjithe mbeshtetjen tone z. Basha, si kryeopozitari qe vertet nje plan zhvillimi modern ne te gjitha fushat, si kryeminister pas 25 prillit. Duke ju falenderuar per gjithçka, le te behemi te gjithe bashke per dite e vite me te mira. #Ne 25 prill Rama humbet. Ne prill Shqiperia fiton.

Më 8 mars Partia Demokratike, publikoi listën e kandidatëve për deputetë, ku në mesin e tyre, mungonte pedagogu Ndriçim Mehmeti. Ky i fundit në shkurt të këtij viti ka treguar së së bashku me ekipin e ekspertëve të PD kanë punuar për të hartuar programin e Arsimit.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ndriçim mehmeti ndriçim mehmeti

Sondazh

Poll