Politike

‘Kam votuar gjithmonë Ramën, por ai se di’/ Najada Çomo tregon se kur lë postin si shefe tek Infektivi: Pa nxjerrë paci

15 Mars 2021, 18:37 Nga DOSJA
‘Kam votuar gjithmonë Ramën, por ai se di’/ Najada

TIRANË– Kandidatja për deputete në skuadrën e Partisë Socialiste, Najada Çomo ka dhënë detaje lidhur me marrjen e ftesës për të garuar në qarkun e Tiranës. E ftuar në “ABC”, Najada Çomo ka pranuar se ka qenë gjithmonë votuese e kryeministrit Edi Rama, ndërsa ka shtuar se ai nuk e ka ditur këtë detaj.

Sa i përket angazhimit të saj në fushatë, shefja e Infektivit tha se do ta lërë detyrën e saj në momentin që do të nxjerrë nga spitali edhe pacientin e fundit të infektuar. 

Ishte e papritur festa? Sigurisht! Ishte shpërblim për punën e bërë. Për mua ishte një vlerësim e bërë nga kryeministri i vendit. Nuk kisha shumë kohë të mendohesha, por nuk jam penduar. Derisa të jetë edhe pacienti i fundit i infektuar me COVID të dal. Edhe sot vij nga puna. Kam qenë votuese e Ramës, por ai nuk e di. Nuk e di sepse nuk kam kartë politike. Unë nuk largohem derisa të marr mandatin. Është zgjedhja ime që të vazhdoj punën aty, se nuk i tradhëtoj dot kolegët. Nuk ka konflikt interesi, do ta zbatoj ligjin pikë më pikë,”-tha mjekja në fjalën e saj.

(k.m/dosja.al) 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lisat e ps najada çomo lisat e ps najada çomo

Sondazh

Poll