Politike

Prurja e re e PS-së/ Alqi Bllako rrëfen se pse pranoi ftesën e Ramës: Ishte e vështirë, kisha dyshime

15 Mars 2021, 16:52 Nga DOSJA
Prurja e re e PS-së/ Alqi Bllako rrëfen se pse pranoi ftesën e

TIRANË– Alqi Bllako, është një prej emrave të rinj nga radhët e ekipit të Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës. I ftuar në emisionin “Top Talk”, kandidati i PS-së rrëfeu arsyet se pse pranoi të bëhet pjesë e ekipit politik të PS-së për zgjedhjet e 25 prillit duke shtuar se ftesa i ka ardhur nga vetë kryesocialisti. 

Më tej ai shtoi se me kryeministrin Rama kishte bashkëpunim prej 8 vitesh, fillimisht në Ministrinë e Mjedisit dhe më pas në drejtorinë e UKT-së.

“Të qenit një person publik është jashtëzakonisht e vështirë, edhe kur je djalë i ri dhe i pamësuar për baltën, ku këtu bëhesh pjesë e baltosje nga politika si nga ana personale dhe ajo familjare. Ka qenë vendimmarrje e vështirë. Kisha dyshime, ka qenë një vendimmarrje e vështirë personale, në momentin që kur bëhesh person publik do ta marrësh kosto dhe do të bëhesh objekt i sulmeve politike. Unë jam babai i tre fëmijëve, ata janë motivi im i arsyes se pse e ndërmora këtë rrugë. Dua të zgjedhin Shqipërinë lehtësisht. Me kryeministrin Rama kam bashkëpunim 8-vjeçar. Ftesa ka qenë miqësore dhe sinqertë e kam pranuar pa asnjë lloj hezitimi, edhe për shkak të bashkëpunimit të ngushtë që kemi pasur gjatë këtyre këtyre viteve, sidomos gjatë 2 viteve në krye të Agjencinë e Ujësjellës- Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve, ku unë kam drejtuar reformën më jetike që është ajo e ujit. Kur unë mora detyrën kishim 5-6 qytete që furnizoheshin 24 orë ne ujë. Brenda 2021 ne do të arrijmë që të kemi ujë pa ndërprerje në 55 njësi administrative. Ne furnizojmë me ujë 24 orë në Tiranë për 60% të territorit dhe deri në 2023 do të kemi 24 orë në të gjithë territorin,”-tha ai në fjalën e tij.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike alqi bllako alqi bllako

Sondazh

Poll