Politike

REPLIKAT/ “PD i është vënë mbi krye Marku dhe Gjekmarku, personazhe qesharake”, sulmi i Ramës nga Lezha, pedagogu i kth

15 Mars 2021, 16:02 Nga DOSJA
REPLIKAT/ “PD i është vënë mbi krye Marku dhe

LEZHË– Sulmet e kryeministrit Edi Rama në Lezhë ndaj kundërshtarëve të opozitës kanë ndezur reagime nga të besuarit e Partisë Demokratike në këtë qark. Menjëherë pasi Rama e përmendi, pedagogu Agron Gjekmarkaj nuk ia kurseu replikën duke u shprehur se e kishte sulmuar atë dhe drejtuesin politik të qarkut, Mark Markun, në ‘shtëpinë’ e tyre. Me anë të një statusi në Facebook, Gjekmarkaj shkruan se ai bashkë me pedagogun tjetër Marku, do ta rrëzojnë ligjin për arsimin e Lartë në ditët e para të qeverisjes. Ndërkohë që nuk i ka kursyer as sulmet lidhur me jetën personale të numrit një të qeverisë.

“Erdhi duke rendur e dihatur si i marri , na sulmoi ne shtepine tone Edi Rama mua dhe Mark Markun a thua se na impresionojne batutat e lodhura te nje genjeshtari bulist ! Rren  kur flet , rren  kur hesht , rren  kur eshte i gezuar , rren kur eshte i merzitur  por sot tha nje te vertete! Ja kemi kundershtuar ligjin e ndyre te arsimit te larte , sa kemi mundur , me argumente e force sepse eshte nje ligj totalitar, ideologjik qe synon vendosjen e Universiteteve nen tutele partiet qe pedagoget i do per komisare e punetore propagande! Do ja rrezojne ne ditet e para te  Qeverise Basha , do e bejme siç duhet , bashkekohore , me universitetet ze i pare , jo per t’ja dorezuar Universitetet Partise por Shqiperise, studentve dhe pedagogve te saj , per ti ngritur  ato ku i kerkon koha , ne rang europian ! Te paditurin e bezdisin , pedagoget , arrogantin e trazojne krenaret e qendrestaret, sundimtarin e  rrezojne njerzit e lire ! Kjo e fundit do ti ndodhe Ashikut te të gjitha veseve me 25 Prill ! Edi Rama nuk ka mbajtur nje grua me shume se kater vjet jo me te mbaje pushtetin 12 vjet ! Edi Rama ik fshihu nga fitorja e Shqiperise! Ajo po vjen o i paudhe dhe do te zere nen vete siç e meriton nje birbo e teveqel i bllokut!,”—shkruan Gjekmarkaj.

Por çfarë tha Rama për ta? (Shiko këtu) Teksa prezantonte ekipin e tij në qarkun e Lezhës, kryesocialisti cilësoi Markun dhe Gjekmarkajn me personazhe të komedive, duke vënë në dyshim dedikimin e tyre nëse do të zgjidheshin deputet në zonë.

 “Çuditërisht, në skuadrën tjetër, nuk ka asnjë banor këtu, nga ata të cilët do të jenë në parlament, jo nga ata që janë vënë për të zbutur hatërmbetjet e shumëkujt në PD-në e Lezhës, që është anashkaluar dhe të cilit apo të cilës i është vënë mbi krye Marku dhe Gjekmarku, dy personazhe qesharake të komedive të klubeve të mbrëmjes mediatike dhe një zonjë që nuk banon këtu. Pra, nëse ne do të arrijmë objektivin tonë maksimal, që është të kemi 4 deputetë, të 3 deputetët e PD-së do të jenë banorë Tirane, që do vijnë në Lezhë për të pirë ndonjë kafe të shtunave e për të bërë sikur po flasin me elektoratin,”-tha Rama në fjalën e tij.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike agron gjekmarkaj edi rama replikat e fushates agron gjekmarkaj edi rama replikat e fushates

Sondazh

Poll

Politike 15 Mars 2021, 13:48

TIRANË– Kryeministri Edi Rama teksa po prezantonte ekipin socialist në qarkun e Lezhës, ka folur edhe për investimet e parashikuara nga qeveria. Rama foli ...