Politike

Pa luftuar korrupsionin, ska fitore mbi ekonominë

15 Mars 2021, 15:04 Nga DOSJA
Pa luftuar korrupsionin, ska fitore mbi ekonominë

TIRANË- Bizneset anëtare të Dhomës Amerikane të Tregtisë e shohin me shqetësim nivelin e korrupsionit, cili konsiderohet si kërcënimi më i madh në aktivitetin ekonomik. I ftuar në emisonin E-ZONE, presidenti i dhomës Enio Jaco, thotë se i gjithë komuninteti i biznesit është i shqetësuar për klimën ekonomike.

“Kemi qënë të shqetësuar për klimën e biznesit. Kemi vënë re një mungese besimi të shtuar nga sipërmarrësit dhe kjo është refektuar ne indeksin tonë të dhomës, por jo vetem edhe në disa shoqata të tjera biznesi. Do ti referohem shprehjeve të komunitetit tonë që korrupsoni është një nga shkaqet që i pengon në aktivitetin e tyre. Ne analizën tonë ky fenomen është evident. Shqipëria ka oportunitete ekonomike, kjo përkthehet në mundësi për bizneset. Por për sa kohë nuk adresojmë korrupsionin cdo fitore do të jetë e shkrutër, nuk do të zgjasë shumë. Nuk do jetë një përmirsim afatgjatë dhe kjo na shqetëson.”– tha ai. 

Bizneset amerikane: Të fitosh një tender, mision i pamundur

Pjesmarrja dhe fitimi i një gare publike duket se është kthyer në një mison të pamundur. Mungesa e transprancës, kriteret që përcaktohen si dhe fakti që vetëm disa kompani fitojnë garat publike, ka detyruar Dhomën Amerikane të Tregtisë të bëjë disa propozime konkrete dhe t’ia paraqesë partive politike. Dhoma Amerikane propozon ndryshime ligjore, për të ndëshkuar zyrtarët që abuzojnë me fondet.

Shpesh herë kompanitë e gjejnë të pamundur të bëjnë biznes, kryesisht me prokurimet me fondet publike. Janë vetëm disa kompani që fitojnë garat. Ndaj një një legjislacion i përmirsuar me efekte prapravepruese me efekte impletuese se si duhet të zbatohet një tender, që të ketë si qëllim ngushtimin e hapësirës ku zyrtaret mund të abuzojnë. Një transprencë më e lartë se si perzgjidhet një tender, kushtet dhe mënyra e lidhjes së kontratës, tranparencë e shtuar si zbatohet ajo, raportime të detajuara për bizenset që i përfitojnë këto tendera dhe perfshirjen e indikatorëve të kësaj kontrate. Ky nuk është shkopi magjik por ngushton hapësirat për korrupsion që kryejnë zyrtarët të cilët duhet të mbajnë përgjegjësi.

(a.k/ dosja.al) 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike enio jaço enio jaço

Sondazh

Poll

Politike 15 Mars 2021, 13:48

TIRANË– Kryeministri Edi Rama teksa po prezantonte ekipin socialist në qarkun e Lezhës, ka folur edhe për investimet e parashikuara nga qeveria. Rama foli ...