Politike

‘Kanë vënë në krye dy personazhe qesharake’/ Rama: Deputetët e PD do vijnë në Lezhë vetëm për kafe

15 Mars 2021, 14:23 Nga DOSJA
‘Kanë vënë në krye dy personazhe qesharake’/

LEZHË– Kryeministri Edi Rama në një aktivitet politik në Lezhë ka folur për listën e kandidatëve për deputetë të opozitës. Në fjalën e tij, Rama ka përmendur me emra dy prej kandidatëve, pedadogët Mark Markun dhe Agron Gjekmarkajn, duke i cilësuar si personazhe komedie.


Çuditërisht, në skuadrën tjetër, nuk ka asnjë banor këtu, nga ata të cilët do të jenë në parlament, jo nga ata që janë vënë për të zbutur hatërmbetjet e shumëkujt në PD-në e Lezhës, që është anashkaluar dhe të cilit apo të cilës i është vënë mbi krye Marku dhe Gjekmarku, dy personazhe qesharake të komedive të klubeve të mbrëmjes mediatike dhe një zonjë që nuk banon këtu. Pra, nëse ne do të arrijmë objektivin tonë maksimal, që është të kemi 4 deputetë, të 3 deputetët e PD-së do të jenë banorë Tirane, që do vijnë në Lezhë për të pirë ndonjë kafe të shtunave e për të bërë sikur po flasin me elektoratin. Ndërkohë,ne i kemi njerëzit këtu dhe ky është respekt për qytetarët këtu, për komunitetin këtu, siç kemi bërë në të gjitha zonat, ose përgjithësisht në të gjitha zonat ku kemi gjetur përfaqësues të territorit, njerëz që jetojnë në territor, njerëz që e njohin territorin, që i dinë hallet e njerëzve, njerëz që në mëngjes duhet të dalin nga shtëpia këtu, jo në Tiranë dhe që do të kthehen këtu, nuk do shkojnë të vazhdojnë një jetë midis parlamentit, klubeve mediatike dhe shtëpisë së tyre në Tiranë e ta përdorin Lezhën apo Vlorën apo të tjera qytete, vetëm për ndonjë ëeekend pseudo-institucional,”-tha Rama ndër të tjera.

LAJMI KRYESOR: Ekipi i PS në Lezhë, Rama sulme kundërshtarëve: Kush zgjedh LSI-në, zgjedh Metën e jo drejtësinë. Basha do humbë, “kukull” në duart e presidentit dhe Berishës

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama në lezhë edi rama edi rama në lezhë

Sondazh

Poll

Politike 15 Mars 2021, 13:48

TIRANË– Kryeministri Edi Rama teksa po prezantonte ekipin socialist në qarkun e Lezhës, ka folur edhe për investimet e parashikuara nga qeveria. Rama foli ...