Politike

Rama: Në Laç do të ndryshojë cilësia e jetës, do të jetë një realitet rrezatues. ‘Shna Ndou’ do të japë ekonomi

15 Mars 2021, 14:16 Nga DOSJA
Rama: Në Laç do të ndryshojë cilësia e jetës, do

TIRANË– Kryeministri Edi Rama foli për punën e bërë në zonën e Kurbinit pas dëmeve të pësuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Gjatës fjalës së tij në një aktivitet politik, Rama tha se Laçi është një investim i rëndësishëm në zonë, duke premtuar transformimin e tij. 


Kurbini, zona më e goditur ku sot që flasim kemi 11 kantiere në punë. 11 kantiere që mbikëqyren nga kryebashkiakja e palodhur e Kurbinit, Majlinda. Po e transformojnë Kurbinin në një realitet ku e ku më të mirë seç ishte para tërmetit. Ky është qëllimi ynë që ta kthejmë krizën e rëndë në një mundësi të re për familjet, fëmijët që shkojnë në shkollë, mësuesit, mjekët dhe infermierët, në ato pika ku tërmeti i rrënoi. Në Kurbin kemi ndërhyrë në qytet, qendër, Laç me një investim shumë të rëndësishëm që pritej nga komuniteti. Përmbytej me shiun e parë për shkak të përroit. Faktikisht besoj që shumë shpejt shëmbëlltyrat janë në sytë e të gjithëve. Laçi do të jetë një realitet rrezatues. Do të jetë qytet ku cilësia e jetës do të ndryshojë. Plani ynë i veprimit për ta futur Lacin në mes të këtyre dy pikave që bashkohen, magneti i Shna Ndout do të japë ekonomi, punësim, transformim të mëtejshëm për Laçin,”- deklaroi Rama.

LAJMI KRYESOR: Ekipi i PS në Lezhë, Rama sulme kundërshtarëve: Kush zgjedh LSI-në, zgjedh Metën e jo drejtësinë. Basha do humbë, “kukull” në duart e presidentit dhe Berishës

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama në lezhë rama ne lezhe edi rama në lezhë rama ne lezhe

Sondazh

Poll

Politike 15 Mars 2021, 13:48

TIRANË– Kryeministri Edi Rama teksa po prezantonte ekipin socialist në qarkun e Lezhës, ka folur edhe për investimet e parashikuara nga qeveria. Rama foli ...