Politike

15 Mars 2021, 13:48 Nga DOSJA

TIRANË– Kryeministri Edi Rama teksa po prezantonte ekipin socialist në qarkun e Lezhës, ka folur edhe për investimet e parashikuara nga qeveria. Rama foli për një plan të hartuar që do të rrisë ekonominë dhe punësimin në zonë.


Jemi në proces, sikundër e ka thënë dhe kryetari i bashkisë së Lezhës, për parkun e madh industrial, që do të sjellë mundësi punësimi. Ka interes në rritje nga kompani të huaja. Ashtu si kundër dhe parku tjetër i prodhimit të energjisë së erës, është në një proces nga një kompani e madhe, janë duke u finalizuar të gjithë elementët që do të cojnë në kontratën. Në këtë zonë jemi të vetëdijshëm të potencialit të agroturizmit. Këtu kanë lindur dhe po zhvillohen disa prej perlave të kurorës së re të agroturizmit në Shqipëri, falë disa djemve dhe vajzave të kthyer nga emigracioni. Ka mundësi të bëhet shumë më tepër. Zhvillimi i mëtejshëm i të gjithë zonës, me një plan të mirëmenduar do të rrisë ekonominë dhe punësimin në këtë territor gjatë mandatit të tretë. Porti i ri turistik i Lezhës po punojmë me të. Është porti i katërt, ai që mbyll këtë zinxhir. Po bëjmë investime në Lezhë, materniteti është drejt përfundimit, bujqësia ka ende punë për të bërë. I kemi ardhur në ndihmë të madhe jo vetëm fermerëve që kishin dekada që nuk punonin dot tokën, si rezultat i kanaleve të bllokuara,”-tha Rama.

LAJMI KRYESOR: Ekipi i PS në Lezhë, Rama sulme kundërshtarëve: Kush zgjedh LSI-në, zgjedh Metën e jo drejtësinë. Basha do humbë, “kukull” në duart e presidentit dhe Berishës

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama në lezhë edi rama në lezhë

Sondazh

Poll