Politike

‘Kemi skuadër të re’/ Rama lavdëron Lindita Nikollën: Është një prej njerëzve më të spikatur, një prej figurave m

15 Mars 2021, 13:39 Nga DOSJA
‘Kemi skuadër të re’/ Rama lavdëron Lindita

TIRANË– Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer fjalët e mira për drejtuesen politike të qarkut të Lezhës, Lindita Nikollën. Në fjalën e tij, teksa po prezantonte emrat e skuadrës socialiste, Rama tha se Nikolla është një personazh që ka spikatur në çdo detyrë që ka marrë.


Kemi unitete të larmishme që formësojnë qarkun Lezhë, ku cuditërisht të tjerët as që kanë menduar që ti japin përfaqësues. Një dallim i madh në përbërjen e moshës së skuadrës, ne e kemi të re. Me profesionistë dhe me ambicie për të qënë aktiv në funksion të bashkësisë së këtij qarku. Më vjen mirë që Lezhës ne i kemi dedikuar një prej njerëzve më të spikatur dhe një prej figurave më kuptim plotë të PS, Linditën, e cila si mirditore e si grua që në çdo detyrë ka spikatur për integritet, aftësi të komunikimit me të gjithë, për gjithëpërfshirje si dhe për vendosmëri. Është këtu jo thjesht si vazhdim i mandatit të mëparshëm, por si afirimi i vullnetit për të cuar më tutje Lezhën dhe zonat e këtij qarku. Është një moment i rëndësishëm për të gjithë, për të gjitha kategoritë shoqërore, për gratë dhe vajzat, që te PS kanë gjetur pasqyrën më domethënëse për të ecur hap pas hapi drejt një barazie gjinore në formë dhe përmbajtje. Është moment i rëndësishëm për sipërmarrësit e vegjël, zero do mbetet taksa,”-tha Rama. 

LAJMI KRYESOR: Ekipi i PS në Lezhë, Rama sulme kundërshtarëve: Kush zgjedh LSI-në, zgjedh Metën e jo drejtësinë. Basha do humbë, “kukull” në duart e presidentit dhe Berishës

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama rama ne lezhe edi rama rama ne lezhe

Sondazh

Poll