Politike

Ekipi i PS në Lezhë, Rama sulme kundërshtarëve: Kush zgjedh LSI-në, zgjedh Metën e jo drejtësinë. Basha do humbë, “ku

15 Mars 2021, 13:35 Nga DOSJA
Ekipi i PS në Lezhë, Rama sulme kundërshtarëve: Kush zgjedh

LEZHË– Kryeministri Edi Rama është ndalur pasditen e sotme në Lezhë, për të prezantuar kandidatët për deputetë në këtë qark. Si në çdo aktivitet politik, Rama është ndalur gjatë tek kundërshtarët e tij politikë, duke përmendur me emër drejtuesin politik të Partisë Demokratike, Mark Marku dhe të Agron Gjekmarkajn.

Numri një i qeverisë nuk i ka kursyer sulmet ndaj Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe presidentit Ilir Meta, duke komentuar edhe zotimin e tij për t’u bërë pjesë e opozitës nëse Rama fiton mandatin e tretë. Rama u kërkoi qytetarëve që më 25 prill të zgjedhin nëse duan drejtësi të re, në mënyrë që të çlirojnë vendin nga një president që ka marrë peng Kushtetutën. Sipas tij, kush zgjedh LSI-në, zgjedh Ilir Metën dhe jo drejtësinë.

Po ashtu Rama nuk la jashtë vëmendjes së tij edhe kryedemokratin Lulzim Basha, duke e cilësuar si një “kukull” në duart e Metës dhe të ish-kryeministrit, Sali Berisha. Po ashtu, Rama parashikoi humbjen e kundërshtarit, duke shtuar se pas 25 prillit Basha do të mund të ‘skanojë’ veten për të gjetur problemin në mënyrën e tij të drejtimit të opozitës.

Në fund, kryesocialisti është ndalur të flasë edhe për disa nga premtimet kryesore të qeverisë, një prej tyre rivitalizimin e zonës me projekin e rindërtimit. Duke përmendur të gjithë planin e PS-së për zonëns, Rama shtoi se pjesë e projektit për të zhvilluar edhe më shumë ekonominë do të jetë edhe Kisha e Shna Ndout.

Më herët, Rama ka prezantuar ekipin e tij në qarkun e Durrësit dhe atë të Vlorës, ku edhe garon në vendin e 8-të.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama në lezhë rama ne lezhe edi rama edi rama në lezhë rama ne lezhe

Sondazh

Poll