Politike

Veliaj i përgjigjet Metës: Prona zaptohet prej 4 vitesh, në 2016 kontrata mes Bashkisë dhe FRD-së ishte për 1 vit

15 Mars 2021, 13:12 Nga DOSJA
Veliaj i përgjigjet Metës: Prona zaptohet prej 4 vitesh, në 2016

TIRANË– Kryebashkiaku Erjon Veliaj iu është përgjigjur ditën e sotme presidentit Ilir Meta. Veliaj shkruan në ‘Twitter’ se kontrata mes Bashkisë dhe FRD-së, në vitin 2016-të, ka qënë për një vit. Veliaj ka ndarë dhe kontratën që bashkia ka pasur me partinë.

POSTIMI:

‘Për përmbaruesin e dhunshëm të Saliut në Presidencë: Kontrata e 2016-ës mes bashkisë Tiranë dhe partisë që Saliu i rrëmbeu ish-Presidentit ka qenë për VETËM 1 VIT! Ka 4 vite që ndërtesa zaptohet pa kontratë. Këto janë faktet. Lironi ndërtesën publike, po keni pak dinjitet”, shkruan Veliaj.

Presidenti llir Meta u shfaq ditën e sotme para gazetarëve aty ku u shpreh se Bashkia e Tiranës dhe FRD-ja kanë pasur një marrëveshje bashkë, që konsistonte se do të mundoheshin ta zgjidhnin me mirëkuptim dhe në rast se kjo gjë nuk ndodhte, Bashkia Tiranë, kishte të drejtë t’i drejtohej gjykatës.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erjon veliaj ilir meta erjon veliaj ilir meta

Sondazh

Poll