Politike

“Hajde se janë me prish syrin e keq”/ Kryeministri shqetësohet në Laç, qytetari thërret ‘Rama ik’: Hej Zot i madh,

15 Mars 2021, 12:58 Nga DOSJA
“Hajde se janë me prish syrin e keq”/ Kryeministri

LAÇ– Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Laçin, aty ku janë hapur 11 kantiere ndërtimit që as tërmetit tragjik të 26 nëntorit të vitit 2019.

Ndërsa aty ndërtohej, kryeministri, i shoqëruar nga ministri Arben Ahmetaj inspektoi punimet, ndërsa pyeti edhe për dhëndrrin turk të ardhur në Laç. Gjatë bisedës, një nga qytetarët e Laçit thirri ‘Rama ik’, gjë që tërhoqi vëmendjen e kryeministrit Rama.

Ky i fundit u ndalua dhe ktheu kokën drejt tij, ndërsa kryebashkiakja e Kurbinit Majlinda Cara tha se ishte për syrin e keq.


Pjesë nga biseda:

Edi Rama: Sot kemi hapur kantierin e Bashkisë në Kurbin. A e kishit menduar ju kurbinsa këtë bashki kështu? Që ta shikoni çfarë kryebashkiaku keni…a e kishit menduar ndonjëherë këtë bashki kështu?

Arben Ahmetaj: Kantierit ku po ndërtohet nga kompania turke po u vendosin çatitë disa godinave

Edi Rama: Ky dhëndrri turku-kurbinas nga është, këtu apo ka ikur?

Majlinda Cara: Ka ikur në një vizitë të shkurtër në Turqi dhe do të kthehen shumë shpejt, Serveti dhe familja e tij.

Dikush thërret ‘Rama ik’, kryeministri kthen kokën.

Majlinda Cara: Hajde mo hajde…është me prish syrin e keq

Edi Rama: Hej Zoti i madh, Rama Ik dhe ikën vetë.

Majlinda Cara: Me prish syrin e keq.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama majlinda cara rama ne lac edi rama majlinda cara rama ne lac

Sondazh

Poll