Politike

‘Lali Eri ma ka fituar zemrën’/ Çiljeta Xhilaga i bashkohet ekipit socialist, fjalët për Veliaj: Njeri me zemër

15 Mars 2021, 12:56 Nga DOSJA
‘Lali Eri ma ka fituar zemrën’/ Çiljeta Xhilaga i

TIRANË– Çiljeta Xhilaga, e cila prej vitesh ka qënë simpatizante e Partisë Demokratike, është parë në krah të kryebashkiakut të Tiranës, Erjon Veliaj. Këngëtarja është shfaqur ditën e sotme me ekipin socialist duke u shprehur se “Lali Eri i ka fituar zemrën”.

Di të them vetëm dy fjalë. Lali Eri është nga ata djem që di ti fitojë zemrën rinisë dhe ma ka fituar zemrën edhe mua. Përtej pjesës partiake si politikan, mbi të gjitha ai di të jetë njeri me zemër të madhe, të paktën si e kam njohur unë kohët e fundit”, shprehet Çiljeta.

Sot te ju shoh veten time para shumë vitesh kur kisha shumë ëndrra dhe pasione. Ajo këshillë që do t’ju jepja është që vini zemrën në pasionet tuaja, në ëndrrat tuaja, sepse ajo do të zgjojë çdo gjë që ju ti shkoni ëndrrës tuaj deri në fund. Kush e sheh veten si Lali Eri i ardhshëm, kjo ishte këshilla ime, ndiqni zemrën tuaj. Suksese Lali Eri!”, vijon ajo.

Ditë më parë, Çiljeta bëri të ditur se Erjon Veliaj i ka qëndruar pranë në periudhën kur babai i saj u nda nga jeta. Ajo shtoi se Veliaj kishte bërë diçka shumë të rëndësishme për të, mirëpo nuk zgjodhi që ta tregonte në publik.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike çiljeta xhilaga erjon veliaj çiljeta xhilaga erjon veliaj

Sondazh

Poll