Politike

Mbushen rrugët në Kamëz! Mijëra qytetarë presin Bashën, nuk pyesin për motin, pritet me ovacione nga njerëzit. Kryedemok

15 Mars 2021, 12:08 Nga DOSJA
Mbushen rrugët në Kamëz! Mijëra qytetarë presin

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte i pranishëm ditën e sotme në Kamëz dhe Vorë. Gjatë ndalesës së tij në Kamëz ai është pritur në mes të shiut, nga mijëra qytetarë.

Me çadra në duar dhe me maska të logos së PD-së, mbështetësit mbushën rrugët e zonës për të pritur kryedemokratin.

Përballë tyre ai është shprehur se me 25 prill të gjithë duhet të jenë të pranishëm në kutitë e votimit në mënyrë që Shqipëria të votojë.


Me maskë në dorë, Basha i bëri kërkesë qytetarëve që të mbanin distancën.

Basha: Ju falënderoj nga zemra për këtë pritje. I kam parë lotët në sytë e nënave dhe motrave tuaja, kam parë dhimbjet tuaja. Bashkë për ndryshimin, Shqipëria fiton, Kamza fiton. Rama ik! Mbani distancën. Me 25 prill të gjithë te kutitë e votimit.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha ne kamez lulzim basha basha ne kamez lulzim basha

Sondazh

Poll