Politike

Rama i përgjigjet deklaratave të Metës: Sa herë del e flet, shan e bërtet tregon se zgjedhjet e 25 prillit janë votë për

15 Mars 2021, 11:57 Nga DOSJA
Rama i përgjigjet deklaratave të Metës: Sa herë del e flet,

TIRANË- Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje presidentit të Republikës, Ilir Meta i cili sqaroi sot arsyet e përplasjes dhe ndërhyrjes së tij tek zyrat e Frymës së Re Demokratike. Në një postim në rrjetet sociale, Rama thotë se me deklaratat e tij, presidenti tregon se vota e 25 prillit është në fakt një zgjedhje mes tij dhe Drejtësisë.

REAGIMI I PLOTË:

Sa herë Ilir Meta del,flet,bërtet,shan, lajthit,aq herë e bën të qartë se zgjedhja e 25 prillit është një zgjedhje mes Drejtësisë dhe Ilir Metës; çdo votë për LSI është një votë kundër Drejtësisë dhe çdo votë për PD është një votë për Ilirin e Saliun; Luli thjesht ha përshesh.

Të premten pati një përplasje mes policisë bashkiake dhe zyrtarëve të partisë Fryma e Re Demokratike, sherr që degjeneroi në grushta, shpulla dhe sharje. Në sherr u përfshi edhe presidenti Ilir Meta i cili i thirr për ndihmë nga kryetari Sali Shehu. Sherri nisi pas një letre nga bashkia Tiranë e cila njoftonte FRD se duhet të boshatiste zyrat. Shkak sipas bashkisë për kërkesën është fakti se godina është e amortizuar dhe se FRD nuk është pronare e godinës. FRD nuk e ka pranuar këtë vendim dhe Sali Shehu thotë se është goditje politike për shkak të vendimit për të firmosur koalicion me opozitën e bashkuar, akt ky që largoi themeluesin Bamir Topi nga kjo parti.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ilir meta perplasjet te frd edi rama ilir meta perplasjet te frd

Sondazh

Poll