Politike

Partia Demokratike i përgjigjet Ramës: Kryeministri në ikje nuk i beson më as vetë premtimet boshe që thotë. Ne do të fi

15 Mars 2021, 11:51 Nga DOSJA
Partia Demokratike i përgjigjet Ramës: Kryeministri në ikje nuk i

TIRANË– Partia Demokratike ka deklaruar se kryeministri Edi Rama, të cilin e quan kryeministri në ikej, as vetë nuk i beson ato që thotë. Në një deklaratë zyrtare, PD-ja shprehet se çdo shqiptar e ka të qartë që Rama ka dështuar dhe e ka bllokuar Shqipërinë në 8 vite.

Vetë Partia Demokratike premton se do të fillojë procesin më të rëndësishëm për Shqipërinë, atë të integrimit në Bashkimin Europian.


Deklarata e Partia Demokratike:

Kryeministri në largim, pas 8 viteve dështime, Rama sërisht iu drejtua shqiptarëve me premtime boshe. Edhe vetë Rama nuk i beson më vetes së tij dhe atyre qe thote. Cdo shqiptar e ka te qarte se Rama ka dështuar dhe e ka bllokuar Shqipërinë në 8 vite. Ai nuk mund të sjellë ndryshimin aq shumë të nevojshëm për vendin. Ndërsa vende të ngjashme me ne, arritën të kishin sukses, Shqipëria dështoi për shkak të Edi Ramës. Te gjithe shqiptaret e kane te qarte që vendi ynë nuk mund të vazhdojë kështu.
Njerëzit që do ta sjellin ndryshimin jeni ju! Te gjithe qytetaret e Shqipërisë që do të dilni të votoni më 25 prill do votojne për ndryshimin, për shpresën, per nje te ardhme më të mirë për Shqipërinë. Ne do të fillojmë procesin më të rëndësishëm për Shqipërinë: anetaresimin në Bashkimin Europian. Do të marrë kohë, por ne do ta bëjmë realitet. Ёshtë koha për ndryshim. Sëbashku ne do të sjellim ndryshimin dhe Shqipëria do të fitojë.

Rama doli sot dhe prezantoi planin e tij për pagat dhe taksat. Kryeministri premtoi rritjen e pagës minimale deri në në 400 mijë lekë në mandatin e tretë që pretendon të marrë. Kryeministri Edi Rama ka premtuar se do të rrisë me 30% pagat e administratës. Ai tha gjithashtu se pagat e mësuesve dhe të mjekëve do të rriten me 40 %, ndërsa parlamentarëve e pushetarëve nuk do tu shtohet asnjë qindarkë në mandatin e tretë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike floriana garo partia demokratike floriana garo partia demokratike

Sondazh

Poll