Politike

MOMENTI/ Lë konferencën dhe kthehet prapë, Meta ngre tonet: I thoni lali Fikut të ketë kujdes me letrat që firmos dhe ata

15 Mars 2021, 10:51 Nga DOSJA
MOMENTI/ Lë konferencën dhe kthehet prapë, Meta ngre tonet: I

TIRANË– Presidenti Ilir Meta u largua pasi doli në konferencë me gazetarët pas përplasjes me efektivët e policisë bashkiake. Meta përshëndeti gazetaret dhe iku, por sapo doli tek dera u kthye sërish pas, pasi një gazetare kërkoi ta pyeste për ngjarjen në vijim.

Presidenti u kthye teksa tha se nuk donte që ta akuzonin më pas censurim pyetjesh dhe mosrespektimin e fjalës së lirë. Meta u pyet më pas se përse marrëdhënia e tij me kryebashkiakun Erion Veliaj ka ndryshuar dhe tha se kjo gjë ka ndodhur pas degradimit që ka marrë situata.

Pjesë nga biseda:

Ilir Meta: Ua po, sigurisht, do të kthehem sepse mendova se ishte vetëm Ambrozia Meta, dhe duke qenë se jam tek Syri sot, mund ta shfrytëzonim atje. Por, më thuaj….shiko, një këshillë kam unë për ju, mos i rrini afër kur i bëni pyetje, sidomos ju që nuk i keni pyetjet e porositura. N uk ka njeri e qytetar të Tiranës që nuk e kupton që e gjithë kjo dhunë përdoret menjëherë pasi bëhet një marrëveshje për të bërë një koalicion. Si mund të ndodhë kjo gjë, si? Po kur nuk është Presidenti aty çfarë mund të ndodhë…u kanë hedhur gaz dhe kanë nxjerrë nëna e fishnje si nazistët….kjo është e tmerrshme. Gjaku i derdhur për demokraci, gjaku për Havzi Nelës, me këlyshët e Ndranghetas e të gjithë të tjerët, horrat e banditët.

Ambrozia Meta: Ju lutem zoti President, ju në vitin 2017 thonit që…

Ilir Meta: E di që edhe ju jeni mërzitur….Zonjë, zonjë, i thoni lali Fikut të ketë kujdes me letrat që firmos dhe ata që nuk firmos.

Ambrozia Meta: Pse keni ndryshuar mendim për Erion Veliaj, çfarë ka ndodhur mes jush

Ilir Meta: Është degradim, janë fakte, çfarë ka ndodhur? Çfarë duhet të presim më…çfarë. Të gjithë të reflektojnë. Vetëm vota e shqiptarëve e zgjidh këtë gjë. Horrave dhe banditëve, viti 2005-2006 do tu duket lule, lule. Faleminderit.

LAJM KRYESOR: “Si një skenë krimi”/ Meta flet pas përplasjeve në zyrat e FRD-së: Reagova se efektivët penguan punën time, shkresa e dërguar nuk ishte legjitime, Bashkia nuk ka autoritet të bëjë vetëgjyqësi

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta meta me gazetaret 15 mars 2021 ilir meta meta me gazetaret 15 mars 2021

Sondazh

Poll