Politike

Pse nuk reagove qetësisht? Meta: Nuk kam dalë këtu për top model, populli të bëhet gati të mbrojë të drejtën e tij

15 Mars 2021, 10:42 Nga DOSJA
Pse nuk reagove qetësisht? Meta: Nuk kam dalë këtu për top

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka ngritur tonet kur është pyetur për përplasjen tek zyrat e Frymës së Re Demokratike. Në një konferencë për mediat, Meta tha se i ka skeduar të gjithë ata efektivët që u përplasën me të tek ata zyra, por që nuk ka ndërmend të thitë emra puvblikisht, sepse nuk dëshiron të hapë konflikte. 

I pyetur se përse nuk ragoi më me qtësi, Meta tha se nuk mund të reagojë normalisht përballë një situate të tillë, pasi ai nuk është një top model. Meta shtoi se tonet i ashpërsohen kur shikon kryeministrin që bën gjeste të tilla. 


Pjesë nga fjala e Ilir Metës:

Ju doni që të reagojë Presidenti pas zgjedhjeve të bëra nga grupi i Dibrës dhe Shijakut? Jo, do të reagoj shumë më përpara. I kam të skeduar të gjithë ata që shkaktuar përplasjen aty. Por nuk po bëj emra publikë tani duke qenë se janë nxehur shumë njerëz dhe situata është pak e agravuar. Presidenti shqetësohet sepse di me vepra të tilla të dhunshme. Kur shikoj që kryeministri bën akte të dhunshme ndaj gazetarëve…bullizëm ndaj Opozitës. Kush e ka fajin që përplasen ata në Elbasan…sigurisht që ai që ka edhe ppushtetim edhe Bashkinë. Ndërsa analistëve të paguar që u aka dhënë lali Eri nga 40 shtëpi, mos prisni president perfekt në këtë situatë. Populli të bëhet gati për të mbrojtur lirinë e tij. Aty është edhe e drejta e pronës që të mos të ta marrin e të mos thonë do vijë sheiku këtej e andej. Si mund të jetë i mbrojtur një qytetar i thjeshtë i Shqipërisë? Si? Këto shikoni ju, jo tonin e Presidentit, Presidenti nuk ka dakë këtu për top-model.

LAJM KRYESOR: “Si një skenë krimi”/ Meta flet pas përplasjeve në zyrat e FRD-së: Reagova se efektivët penguan punën time, shkresa e dërguar nuk ishte legjitime, Bashkia nuk ka autoritet të bëjë vetëgjyqësi

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll